Site icon Telegrafi

Senna GTR e re, makina me ekstreme për pista që McLaren e ka prodhuar ndonjëherë (Video)

Vetëm 75 njësi të këtij modeli që ka 814 kuaj fuqi, do të prodhohen dhe të gjitha janë të shitura

Në Geneva Motor Show që është zhvilluar gjatë vitit të kaluar, u prezantua koncepti i Senna GTR, duke i lënë të gjithë të befasuar me dukjen dhe mundësitë që ofron, transmeton Telegrafi.

Tani që është prezantuar zyrtarisht, entuziastët janë të mahnitur dhe po e konsiderojnë si makinën më ekstreme që McLaren e ka prodhuar ndonjëherë, pasi dallon prej të tjerave.

Derisa Senna aktuale ishte më e lehtë, modeli i ri është shumë më aerodinamik dhe me sistem që e mbanë për toke, të nivelit sikur të F1 GTR. Me motorin 4.0 litra V8, mund të prodhojë deri në 814 kuaj fuqi, apo 25 njësi më shumë se modeli i tanishëm.

Kjo makinë për pista, kur të lansohet në shtator, do të kushtojë 1.1 milionë dollarë. Mirëpo, të gjitha 75 njësitë e prodhuara nga MacLaren janë të shitura, pos njërës që është shfrytëzuar për ta prezantuar nga afër. /Telegrafi/

Exit mobile version