23-vjecari para ca ditësh njoftoi publikun shqiptar për punën që e bën tash e sa vite

Duraku para pak kohe diplomoi në drejtimin dizajn në Universitetiin “Kiril dhe Metodi” në Shkup, ndërsa si punë ka disa vite që e bën me dëshirën më të madhe.


Së fundmi, ai me rastin e diplomimit të tij, ka realizuar një koleksion të ashtuquajtur INSANIME, duke paraqitur një stil të ri.

Koleksioni është pritur shumë mirë nga ana profesorëve, shoqërisë dhe publikut në përgjithësi. Në koleksion janë përfshirë gjithsej 5 kostume, të punuara me një korrektësi maksimale të cilët secilit prej tyre kanë karakterizuar një stil në vete.

Momentalisht është duke punuar në dizajne të personalizuara, të kërkuara nga individ të caktuar dhe shumë shpejtë, shpreson se do te sjell edhe diçka të re në treg.

Popullariteti i madh dhe i filmave anime është përhapur në të gjithë botën. Ky lloj arti është frymëzimi i shumë markave të modës dhe është pjesë e stilit japonez të rrugëve.

Stili i çuditshëm, kostumet spektakolare dhe arkitektura në filmat anime, të shndërrohen në stilin rrugor të Japonisë, janë frymëzimi kryesor për këtë koleksion autorial.

Frymëzimi është tërhequr nga diapazoni i ngjyrave të pranishme në filmat anime japonezë, dhe diapazoni i materialeve dhe siluetave janë të gëzuara nga rrobat e personazheve kryesorë të anime.

Për në fund, ai falënderon familjen e tij për përkrahën gjatë studimeve, posaçërisht nënën e tij, e cila ka qenë inspiruese e madhe në këtë drejtim.

Duraku dëshiron që këtë sukses t’ia dedikoj pikërisht nënës së vet, e cila ka investuar shumë në projektin e tij, me një mbështetje të madhe. /newstv/telegrafi

213881705 550863805940404 188161777958370133 n

215278958 845410866392435 8712199179252772546 n

215137644 570557864109164 8961474989996914928 n

214875039 348949963536563 1834001965987379779 n

222909339 1090478841355864 458549798662856952 n

215147570 237582701528391 2012379042802094722 n

214892730 335079754770886 8282782496193912265 n

212876444 2654366224865341 4465849705937019778 n

215503197 141201464722152 3116726436771854510 n

215021889 1421622564860525 4814089902433886947 n

215655283 4262972100419571 3006731075238735711 n

216758845 2860447577604105 3664663838601271980 n

213016377 524582855356305 811235102113384131 n