
- 01/09/2016 14:31-Qeveria e tërheq demarkacionin nga rendi i ditës
- 01/09/2016 14:24-Selimi: Ministër, a janë të gjithë terroristë?!
- 01/09/2016 14:23-Hyseni: Është e papranueshme që Policia e Kosovës të quhet kriminale
- 01/09/2016 14:22-Veseli, Ismailit: “Take it easy”, ti kupton anglisht, çka po i nxjerr sytë!
- 01/09/2016 14:19-Grabovci me fjalim patetik, i kërkon falje deputetit Paçaku
- 01/09/2016 14:18-Paçaku i ofenduar ndaj epiteteve ‘gabel’ dhe ‘magjup’, Veseli kërkon falje
- 01/09/2016 13:47-Tensionet situata në Kuvend, Ismajli i thotë Grabovcit: Mos na shit kopalla
- 01/09/2016 13:24-Me dy orë vonesë fillon seanca e Kuvendit
- 01/09/2016 12:50-Deputetët e PDK-së nuk shihen askund
- 01/09/2016 12:00-Deputetët hyjnë së sallë
- 01/09/2016 11:49-Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend
Me dy orë vonesë ka filluar seanca e Kuvendit Deputetët e Kuvendit të Kosovës ku pritej të votohej për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Kjo çështje është kthyer në një prej problematikave më të mëdha të Kosovës, pasi që ky version i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi është kundërshtuar në mënyrë të fuqishme nga opozita dhe një grup ekspertësh.
Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjinin do të mbajnë të informuar lidhur me seancën e Kuvendit të Kosovës dhe protestën e organizuar nga Vetëvendosje.
01/09/2016 14:31-Qeveria e tërheq demarkacionin nga rendi i ditës
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se qeveria ka tërhequr nga seanca e sotme Ligjin për Demarkacionin.
“Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që duhet të votohet demarkacioni për Malin e Zi. Qeveria ka vendosur sot ta tërheq Ligjin për demarkacionin me Malin e Zi. Do të diskutojmë për ligjin dhe do ta procesojmë në Kuvend në momentin që vlerëson Qeveria”, tha ai.
01/09/2016 14:24-Selimi: Ministër, a janë të gjithë terroristë?!
Rexhep Selimi i Vetëvendosjes, pas fjalës së ministrit të Brendshëm, Skender Hyseni tha se Policia e Kosovës nuk është ajo polici çfarë po mundohet ta bëjë shteti.
“Mënyrat dhe forma qysh janë graduar po tregon afera ‘pronto’. Policët e Kosovës janë ata që sot i keni lanë gjithë ditën me copa buke rreth Parlamentit. Ajo çfarë pretendon që Policia paska gjetur, ministër trego sa armë i keni konfiskua në Kosovë, dhe sa helmeta. A janë të gjithë terroriste”, ka bërë një varg pyetjesh deputeti Selimi.
Ai tha se pozita janë fut në një lojë shumë të rrezikshme, dhe ka kërkuar që të mos përdoret Policia kundër interesave të qytetarëve të Kosovës.
01/09/2016 14:23-Hyseni: Është e papranueshme që Policia e Kosovës të quhet kriminale
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë para deputetëve të Kuvendit se është e papranueshme që Policia e Kosovës të quhet kriminale.
“Policia e Kosovës është policia më profesionale me integritetin më të lartë në Ballkanin Perëndimor
Policia është palcë kurrizore e këtij shteti, dhe nuk do të lejojmë që për shkak të disa individëve të njolloset emri i policisë”, ka thënë Hyseni.
01/09/2016 14:22-Veseli, Ismailit: “Take it easy”, ti kupton anglisht, çka po i nxjerr sytë!
Veseli, Ismailit: “Take it easy”, ti kupton anglisht, çka po i nxjerr sytë!
Pas një deklarate të bërë nga Adem Grabovci i cili kërkoi falje të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer nga bisedat në përgjimet e fundit telefonike (pas kërkesës së deputetit rom Kujtim Paçaku), ka ndodhur një reagim i ashpër nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli, i cili i tha Grabovcit që të mos ‘shes kopalla”.
Pas kësaj, reagoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili iu drejtua Ismajlit me “prit merre fjalën si burrat… Skënderbeg”!
Kjo, fjalë, “Skënderbeg”, bëri që Ismaili të ngrihet nga ulësja e tij në këmbë, e t’ë bëjë me gisht drejtë Veselit, duke bërtitur: “Jam Fisnik Ismaili”.
“Take it easy. Ti kupton anglisht. Çka po i nxjerr sytë”, ishte kundërpërgjigja e Veselit në këtë rast. /Telegrafi/
01/09/2016 14:19-Grabovci me fjalim patetik, i kërkon falje deputetit Paçaku
Pas reagimit të deputetit nga radhët e minoriteteve Kujtim Paçaku, deputeti i PDK-së, Adem Grabvoci kërkoi falje publike të gjithë atyre që janë ndier të fyer nga bisedat në përgjimet e dala në media, e posaçërisht deputetit Paçaku.
Grabovci tha se ai dhe familja e tij janë duke kaluar çaste të vështira.
“Të gjitha angazhimet e mia janë shumë të sinqerta dhe do të vazhdojnë të jenë…Do t’ju jap ndihmë dhe përkrahje sa herë keni nevojë si bashkështetas, si miq…”, tha Grabovci.
“As ju nuk po i përjetoni më rëndë se unë dhe familje ime këto fyeje që janë duke mu bërë këto ditë. Ju kërkoj falje nga zemra dhe shpirti im, dhe shpreh keqardhje për këtë që po ndodh”, tha Grabovci.
Ai tha se nuk beson së ka shtet në Evropë për një muaj resht të terrorizohet një familje.
“Ka momente të dobësisë, jemi njerëz të gjithë dhe mund të kemi momente të dobësisë. Ju kërkoj falje të gjithëve që janë ndier të fyer”.
01/09/2016 14:18-Paçaku i ofenduar ndaj epiteteve ‘gabel’ dhe ‘magjup’, Veseli kërkon falje
Në fjalën jashtë rendit të ditës deputeti Kujtim Paçaku nga 6 Plus është ndier i ofenduar ndaj fjalorit të deputetit Adem Grabovci dhe deputetes Safete hadërgjonaj të cilët kanë përdorur epitetet ‘gabel’ dhe ‘magjup’ në përgjimet e publikuara në media.
“Unë jam shkrimtar i komunitetit rom e jo as i magjupve dhe gabelëve. Në ato përgjime Grabovci dhe Hadergjonaj përbuzin komunitetin rom me fjalën gabel e magjup. Unë nuk largohem nga kjo foltore tani që dikush nga koleget e mi shqiptarë të kërkojë falje njerëzore. Pres prej jush që të kërkojë falje.”. ka thënë Paçaku.
Pas kësaj kërkese ishte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që ka kërkuar falje publike për këto epitete ndaj komunitetit rom.
01/09/2016 13:47-Tensionet situata në Kuvend, Ismajli i thotë Grabovcit: Mos na shit kopalla
Pas një deklarate të bërë nga Adem Grabovci i cili kërkoi falje të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer nga bisedat në përgjimet e fundit telefonike, ka ndodhur një reagim i ashpër nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli i cili i tha Grabovcit që të mos ‘shes kopalla”.
Pas kësaj, reagoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili iu drejtua Ismajlit me “prit merre fjalën si burrat...Take it easy, se ti e kupton anglishten”.
01/09/2016 13:24-Me dy orë vonesë fillon seanca e Kuvendit
Me dy orë vonesë fillon seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
01/09/2016 12:50-Deputetët e PDK-së nuk shihen askund
Derisa deputetë të partive tjera politike kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk janë të pranishëm.
Ndryshe, edhe deputetët e Listës Serbe tashmë kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës.
01/09/2016 12:00-Deputetët hyjnë së sallë
Deputetët tashmë kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit ku pritet të mbahet seanca. Të pranishëm janë deputetë nga LDK, VV, Nisma dhe AAK.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tashmë është në sallë, Pal Lekaj nga AAK, Rexhep Selimi nga Vetëvendosje dhe deputetë tjerë.
01/09/2016 11:49-Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend
Disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë hyrë në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës.













































