Seanca e jashtëzakonshme Kuvendit të Kosovës e cila u thirrur nga opozita pritet të mbahet sonte.

Burime të Telegrafit kanë treguar se seanca e thirrur nga opozita do të mbahet në orën 19:30.


Ndërkaq seanca tjetër e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për të votuar propozimet për ekipin negociator me Serbinë, nuk ka filluar ende.

Kjo seancë e cila nisi dje dhe nuk përfundoj u tha se do të vazhdonte sot në orën 14:00 por pastaj u shyte për në orën 16:00 dhe deri më tash ende nuk ka filluar, ani pse deputetët e koalicionit qeverisës tashmë kanë hyrë në sallë.

Kujtojmë se opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë. /Telegrafi/