LAJMI I FUNDIT:

Samsung me tablet masiv, me ekranin 18.4”

Samsung me tablet masiv, me ekranin 18.4”

Samsung thuhet se është duke punuar në një model të ri të tabletit i cili do ta sjell ekranin masiv prej 18.4 inçëve.

Ky ekran masiv besohet se do tu përshtatet më së shumti përdoruesve në shkolla, universitete dhe zyra, si dhe dhomës së ndejës në shtëpi.

Sipas burimeve të SamMobile thuhet se modeli i tabletit i koduar si SM-T670 ‘Tahoe’ do të mbështetet në Android 5.1 Lollipop.

Disa prej karakteristikave kryesore të këtij tableti do të përfshijnë cilësinë e ekranit TFT LCD me 1920 x 1080 piksel, procesorin octa-core 64-bit 1.6GHz Exynos 7580, 2GB RAM, 32GB memorie të brendshme, kartelën microSD si dhe baterinë me 5,700 mAh.
Kamera e përparme e tabletit pritet të jetë me 2.1MP, ndërsa kamera kryesore e tabletit thuhet se do të jetë me 8MP.


Ende nuk dihet asgjë për kohën e mundshme e lansimit apo koston me të cilën do të paraqitet në treg, por gjithsesi se sa më shpejtë këto detaje të merre vesh, ne do t’i raportojmë ato. (Telegrafi)