Site icon Telegrafi

Sahiti dhe Cmajcanin i bashkohen Ballkanit

Visar Sahiti dhe Tarik Cmajcanin (Foto: Facebook/FC Ballkani)

Visar Sahiti dhe Tarik Cmajcanin janë dy transferimet e reja të skuadrës nga Superliga e Kosovës në futboll, Ballkani.

Dy lojtarët e mesfushës do të luajnë për ekipin nga Suhareka në pjesën tjetër të edicionit të sivjetmë.

Sahiti në të kaluarën ka luajtur te KEK-u dhe Vushtrria, ndërsa boshnjaku 24-vjeçar ka qenë pjesë e disa skuadrave jashtë vendit të tij.

Lexo po ashtu Lajmet për KF Ballkani

“Dy futbollistët, Visar Sahiti dhe Tarik Cmajcanin, janë dy përforcimet që do të bartin fanellën e skuadrës sonë në edicionin pranveror”.

Visar Sahiti, është mesfushor dhe mund të luajë edhe në repartin sulmues. Visari më parë ka qenë pjese e KEK-ut, ndërsa se fundi ishte pjese e FC Vushtrrise”.

“Tarik Cmajcanin, është shtetas boshnjak, është 24 vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit. Tarik Cmajcanin më pare ka luajtur në Serbi, Armeni, Singapor dhe Shqipëri”.

“Në i urojmë mirëseardhje në skuadër, duke i uruar shëndet, fat dhe angazhim maksimal”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version