Site icon Telegrafi

Sa shumë yje në Bernabeu për finalen River-Boca, por e gjithë vëmendja te Messi

Finalja e Copa Libertadores mes River Plates dhe Boca Juniors ka mbledhur shumë yje të futbollit në tribunat e Santiago Bernabeut.

Kjo është hera e parë që dy skuadrat më të mëdha argjentinase luajnë në një finale dhe ata jashtë Argjentinës.

Normalisht për ikonat e futbollit që jetojnë në Evropë kjo ishte një mundësi fantastike për ta shikuar ‘superklasiken’ nga afër.

Disa nga lojtarët që tashmë janë parë në Santiago Bernabeu janë: Lionel Messi, Antoine Griezmann, Diego Godin, Paulo Dybala, Diego Simeone, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Mauro Icardi, Javier Zanetti, Jan Oblak, James Rodriguez, Esteban Cambiasso, Wesley Sneijder, Xabi Alonso e shumë të tjerë.

Por, normalisht vëmendjen më të madhe nga të gjithë e mori Messi.

Për tifozët argjentinas Leo është një figurë e dashur dhe e njohur, por në mesin e të gjithëve ai dallohet edhe nga pesë Topat e Artë të fituar.

31-vjeçari edhe këtë herë ishte i shoqëruar nga djali i tij, Theo, i cili tashmë është bërë një figurë e njohur për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version