LAJMI I FUNDIT:

Sa kohë Ukraina mund ta kontrollojë rajonin rus të Kurskut?

Sa kohë Ukraina mund ta kontrollojë rajonin rus të Kurskut?

Analisti i sigurisë dhe mbrojtjes, Michael Clarke ka thënë se mund të mos ketë kuptim strategjik të mbahet për një kohë të gjatë gjendja në Kursk.

“Në këtë luftë, ne jemi mësuar të shohim beteja të zhvillohen gjatë një periudhe shumë të gjatë – betejat e vërteta të rrënimit vazhdojnë për muaj të tërë”, thotë profesori britanik.

“Kjo betejë e ardhshme e Kurskut do të matet me ditë dhe javë, jo me javë dhe muaj”, pohoi ai, shkruan skynews.


Kjo është për shkak të presionit në rritje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, thotë analisti.

“Për mbijetesën e tij brenda Kremlinit, ai duhet ta bëjë të qartë se territori rus është i shenjtë, kështu që ai do të bëjë gjithçka që duhet për të hequr qafe këtë problem”, shpjegon Clarke.

“Rusia nuk është pushtuar që nga viti 1941, kështu që kjo është e egër nga këndvështrimi i tij”, pohoi ai.

Ndryshe, Ukraina tash e një jave ka nisur një sulm brenda territorit rus dhe kjo ka befasuar të gjithë skeptikët që dyshonin në aftësitë e forcave të armatosura ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori