LAJMI I FUNDIT:

Sa është i gjatë, sa peshon, kush e dizajnoi dhe gjithçka tjetër rreth trofeut të Ligës së Kampionëve që së fundmi u fitua nga Man City

Sa është i gjatë, sa peshon, kush e dizajnoi dhe gjithçka tjetër rreth trofeut të Ligës së Kampionëve që së fundmi u fitua nga Man City

“Mund të mos jetë një kryevepër artistike, por të gjithë në futboll duan t’i vënë duart në të”.

Trofeu aktual i Ligës së Kampionëve është 73.5 centimetra i gjatë dhe peshon 7.5 kilogramë.

Një rregull i futur në sezonin 1968/69 përcakton që kupa bëhet pronë e çdo klubi që fiton kompeticionin pesë herë ose tre vjet radhazi.


Zbulohet favoriti për ta fituar Topin e Artë, menjëherë pasi përfundoi finalja e Ligës së Kampionëve – nuk është Haaland
Lexo po ashtu Zbulohet favoriti për ta fituar Topin e Artë, menjëherë pasi përfundoi finalja e Ligës së Kampionëve – nuk është Haaland

Klubi pastaj fillon një cikël të ri nga zero. Real Madrid, Ajax, Bayern Munchen, Milan dhe Liverpool të gjithë kanë një version origjinal në muzeun e tyre të trofeve. Rregulli u ndryshua përpara edicionit 2008/09, me trofeun origjinal të mbetur në UEFA dhe klubet iu dhanë një kopje.

Trofeu aktual është versioni i pestë i dizajnit aktual. Ai u porosit nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Hans Bangerter pasi Real Madridit iu lejua të mbante origjinalin në vitin 1967.

Është projektuar dhe prodhuar në Bernë (pranë selisë së atëhershme të UEFA-s) nga Jurg Stadelmann.

Si i solli fat ish-lojtari i Interit në finale të Ligës së Kampionëve Manchester Cityt sipas Pep Guardiolas
Lexo po ashtu Si i solli fat ish-lojtari i Interit në finale të Ligës së Kampionëve Manchester Cityt sipas Pep Guardiolas

Jurg Stadelmann kujton anti moment me krenari: “Babai im Hans dhe unë shkuam në zyrën e zotit Bangerter dhe e mbuluam të gjithë dyshemenë me vizatime. Ai bëri komente si: ‘Bullgarëve do t’u pëlqente fundi i kësaj. Spanjollët do ta donin këtë, por italianët do ta preferonin atë dhe gjermanët do të shkonin për këtë. Ne e bashkuam dizajnin si një enigmë”.

Trofeut iu deshën 340 orë për t’u bërë, me Stadelmann duke përmbushur një afat të rreptë.

“Duhej të përfundonte para 28 marsit”, shtoi Stadelmann. “Po martohesha dhe po çoja gruan time në një udhëtim dhjetëditor me varkë në Los Anxhelos. Bëra punën më të mirë, pastaj u përfundua nga gdhendësi Fred Banninger”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori