LAJMI I FUNDIT:

Rusët sulmojnë me dron rrjetin energjetik të Ukrainës

Rusët sulmojnë me dron rrjetin energjetik të Ukrainës

Sot në mëngjes, Rusia nisi një sulm të madh ajror në Ukrainë, gjatë të cilit u lëshuan dhjetëra raketa lundrimi dhe dronë.

Ushtria ruse shënjestroi rrjetin elektrik të Ukrainës, shkroi ministri i Energjisë, Herman Halushchenko në Facebook. “Armiku vazhdon terrorin e tij”, tha ai.

Halushchenko deklaroi se punëtorët po bënin gjithçka të nevojshme për të “minimizuar pasojat negative për sistemin energjetik”, duke premtuar se do të jepte detaje shtesë në lidhje me dëmin kur situata e sigurisë lejon.


Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se dronë të shumtë luftarakë u lëshuan në Ukrainë gjatë natës të ndjekur nga tufa raketash lundrimi në hapësirën ajrore të vendit. Rusia thuhet gjithashtu se ka përdorur raketa balistike të lëshuara nga ajri Kinzhal kundër rajoneve perëndimore të Ukrainës.

Sulmi ajror i mëngjesit të sotëm është i fundit në një seri sulmesh të ngjashme, të cilat kanë rritur frikën se Kremlini synon të gjymtojë kapacitetin e prodhimit të energjisë në vend me afrimin e dimrit.

Që nga fillimi i një pushtimi gjithëpërfshirës në shkurt të vitit 2022, Rusia ka goditur pamëshirshëm sistemin energjetik të Ukrainës, duke rezultuar në mbyllje të vazhdueshme të furnizimit me ngrohje dhe ujë të pijshëm gjatë muajve të dimrit, në një përpjekje të dukshme për të thyer shpirtin dhe vendosmërinë e Ukrainës. /Telegrafi/