LAJMI I FUNDIT:

Rusët iu vërsulën me 30 autoblinda trupave ukrainase në Kursk, ata arritën dhjetë sosh t’i shkatërrojnë – pamje nga beteja

Rusët iu vërsulën me 30 autoblinda trupave ukrainase në Kursk, ata arritën dhjetë sosh t’i shkatërrojnë – pamje nga beteja

Vetëm një javë më parë, elementë të Brigadës së 47-të të mekanizuar të ushtrisë ukrainase po zhvillonin luftimet bizare dhe në dukje të pakuptimta – rreth qytetit kufitar të Novyi Put, në Rusinë perëndimore 25 milje në perëndim të 250 milje katrorë të kontrolluara nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, shkruan Forbes.

Sot kjo Brigadë e pajisur me autoblindat amerikane M-2 Bradley dhe tanket M-1 Abrams – po lufton për mbijetesë në Novyi Put, duke tentuar të parandalojnë kundërofensivën ruse të nisur më 9 nëntor, transmeton Telegrafi.

Duke përfituar nga situata paszgjedhore në Shtetet e Bashkuara dhe duke parashikuar ndryshime të mëdha në marrëdhëniet e SHBA-së me Ukrainën, Rusia ia ka mësyrë ukrainasve në Kursk.


Kremlini përforcoi Regjimentin e tij të 51-të Ajror dhe Brigadën e 810-të Detare – kjo e fundit me mijëra trupa të Koresë së Veriut – dhe më pas i nisi njësitë në pozicionet ukrainase.

Brigada e 47-të e mekanizuar e rikonsoliduar, ushtarët dhe automjetet e saj nuk janë më të shpërndara në një front të gjerë në Rusinë perëndimore, është e kyçur drejtpërdrejt në pikën kryesore të përleshjes me rusët në Kursk.

Të martën, 30 automjete ruse u nisën drejt Brigadës së 47-të të Mekanizuar në pesë drejtime të ndryshme, duke tentuar t’i shpartallojnë.

Ukrainasit iu kundërvunë me mina, dronë dhe raketa anti-tank, duke shkatërruar dhjetë prej këtyre autoblindave të ushtrisë ruse. Por pavarësisht humbjeve rekord, përfshirë 2 mijë trupa të vrarë dhe plagosur të martën, rusët nuk po japin indikacione se po tërhiqen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori