Shtatë persona janë vrarë në mesin e tyre tre fëmijë në qytetin Lviv në pjesën perëndimore të Ukrainës, ka njoftuar kryebashkiaku derisa fliste për valën e re të sulmeve ruse.

Sulmi ndodhi derisa Ukraina përjetoi një tjetër sulm vdekjeprurës, ku humbën jetën të paktën 50 persona gjatë bombardimi të institutit ushtarak në qendër të qytetit Poltava, transmeton Telegrafi.


2 12

Kryebashkiaku i Lvivit, Andriy Sadovy tha se Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa hipersonike. E në mesin e të vrarë ka edhe një foshnje dhe një vajzë 14-vjeçare.

3 8

Shpërthimet janë dëgjuar në tërë kryeqytetin ukrainas, derisa mbrojtja kundërajrore shënjestroi raketat ruse. Në anën tjetër, pesë persona raportohet se janë lënduar pasi ndërtesat kolektive u goditën në qytetin e Kryvyy Rih.

Ushtria ukrainase njoftoi se i tërë vendi është nën alarmin e sulmeve ajrore. Sadovy theksoi se shumë ndërtesa kolektive janë përfshirë nga zjarri, derisa dy shkolla janë mbyllur si rezultat i sulmeve.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka premtuar hakmarrje për sulmet, duke ripërsëritur thirrjen për dhurimin e sa më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore nga vendet perëndimore, me qëllim që të mund ta mbrojnë veten nga raketat me rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/