Antonio Rudiger dëshiron të bashkohet me Interin, por Roma nuk dëshiron të dëgjojë shifër nën 40 milionë euro. 

Nerazzurrët janë duke kërkuar që të përforcohen në mbrojtje, pasi u treguan shuam të dobët sezonin e shkuar në këtë repart.


Sipas calciomercato.com, mbrojtësi kërkon të kalojë të Interit, pasi është i bindur nga projekti.

Por ai ende nuk është larguar nga Roma pasi ka marrëdhënie të shkëlqyera me drejtorin e ri sportiv, Monchin.

Giallorossët nuk bien nën  40 milionë euro.

Rudiger për tu bashkua me Interin mund të bindet edhe nga walter Sabatini, i cili e ofroi në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app