Të përsosura për të bërë poza, por edhe për not
Rrobat e banjës njëpjesëshe dinë ndonjëherë të “shkurtojnë” figurën.
Mirëpo, meqenëse rrobat e banjës njëpjesëshe këtë verë janë bërë hit absolut, damat shtatshkurtra munden dhe patjetër duhet të kenë një palë për vete – ato të cilat do t’u rrinë më së miri, transmeton Telegrafi.
Aktorja Eva Longoria (47) është e gjatë 1,53 centimetra dhe figurën e vet e ka çuar në përsosmëri pasi që ka lindur djalin Santiago.
Të prera thellë, këto rroba banje njëpjesëshe zgjasin këmbët dhe tregojnë pjesën e vitheve, ndërsa pjesa e sipërme e mbyllur vizualisht ia zgjat pjesën e sipërme të trupit.
Eva ka veshur kostumin e markës së modës Myra Swim, i cili kushton 186 euro, ndonëse me siguri kostum të ngjashëm mund të gjeni edhe me çmime më të lira.
Kostumet e larjes të kësaj marke të modës me dëshirë i veshin Jennier Lopez, Kaya Greber, Rita Ora, Kylie Jenner dhe damat e tjera të famshme.
Eva këtë kostum me dëshirë e vesh dhe madje e veshur me të është fotografuar edhe vitin e kaluar. /Telegrafi/