Nga: Muhamet Mala
Të shkruash për historinë e vendlindjes është një sfidë, por edhe një nderë i madh, sepse pikërisht këtu ndërlidhen dy obligime të rëndësishme qe secili intelektual, por edhe qytetar i ka ndaj vendlindjes. Obligimi i pare ka të bëjë me detyrimin intelektual për te thëne te vërtetën për te kaluarën cilado qoftë ajo, pa u kufizuar nga ndikimet politike dhe ideologjike siç ndodhte ne te kaluarën. Dhe, së dyti, secili intelektual duhet të punojë në ngritjen e vetëdijes për respektimin e vlerave tona kombëtarë aq shumë te nëpërkëmbura gjate historisë. Duke i respektuar këto parime ndikohet që historia të mos përsëritet, si në rastin tragjik te shpërnguljeve shqiptare qe i sollën aq shumë lot dhe dhimbje qenies sonë kombëtare. Dhe, pikërisht këto synime dhe obligime intelektuale i plotëson libri i autorit Jahja Luka, “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina në vitet 1912-1994”.
Si rrallë herë në historinë e ndonjë populli, fenomeni i shpërnguljeve është prezent në terë historinë shqiptare. Madje, ky fenomen përmban disa nga specifikat e veçanta që vlejnë vetëm për shqiptarët. Në ketë kontekst përmendim faktin se tek shqiptaret ka kohëzgjatjen më të madhe në të gjitha periudhat historike, mandej ka hapësirën e gjerë të migrimit e cila shtrihej në katër kontinente, krijimin e diasporave si dhe ndikimin qe projektet koloniale te shteteve fqinje kanë ushtruar ne procesin e shpërnguljes. Duke i trajtuar këto tema paraqitet para nesh publikimi me i ri i autorit Jahja Lluka.
Shpërngulja qe trajtohet në këtë publikim i takon një mikroregjioni të trevave shqiptare – Pejës me rrethinë. Autori i përmend disa veçanti te shpërnguljes të përcaktuara nga pozita dhe rëndësia që qyteti i Pejës kishte për pushtuesit sllavë, por që njëkohësisht nga konteksti i politikes se përgjithshme kolonizuese ishte i ngjashëm me trevat tjera shqiptare te Kosovës. Shpërnguljet e trajtuara në ketë publikim i takojnë të kaluarës sonë historike qe përfshin një hark kohor nga viti 1912 kur Serbia aneksoi padrejtësisht Kosovën dhe shkon deri në vitin 1994, respektivisht vitet 1990 – kohën kur në qytetin e Pejës. pikërisht me iniciativën e autorit të këtij libri u krijua Shoqata për Kthimin e Shqiptareve të shpërngulur nga trojet e veta. Andaj, libri, sa historik aq është edhe aktual, sepse i referohet një fenomeni gati 100-vjeçar e që për fat te keq është prezent edhe në ditët e sotme në format nga më te ndryshme të migrimit, veçmas atij ilegal.
Autori trajtimin e shpërnguljes se shqiptarëve nga Peja qe nga fillimi i këtij procesi, pra në vitin 1912, e sheh në kontekstin e politikës kolonizuese serbo-malazeze. Peja me tokën pjellore dhe Rrafshin e begattë të Dukagjinit, ishte lakmuar nga fqinjët tanë hileqarë. Menjëherë pas pushtimit u be qendër prej nga administronte tërë Dukagjinin pushteti serbo-malazeze. Madje, edhe viset tjera të Shqipërisë, Kosovës e Sanxhakut gjenin shprehje në popullsinë e këtij qyteti si qendër ekonomike, kulturore tregtare e më vonë edhe hekurudhore. Autori vëren faktin historik se për shkak të rëndësisë së potencuar të qytetit, mu në Pejë thyheshin ne mënyre specifike interesat e Malit të Zi dhe Serbisë, sidomos gjatë Luftërave Ballkanike, duke ushtruar ndikim negativ ne procesin e zhvillimit ekonomik, shoqëror e politik të banorëve të qytetit. Andaj, në kontekst të këtyre raporteve duhet shikuar edhe fillimin e shpërnguljeve nga Peja qe në vitin 1912.
Serbia dhe Mali i Zi, edhe pse në atë kohë kishin interesa ndryshme për Pejën. në një pikë ishin unik në procesin e pastrimit etnik dhe shpërnguljes së shqiptareve. Për realizimin e këtij projekti ata mbështetshin në disa faktorë qe e plotësonin njëri-tjetrin me një qellim te vetëm: shpërnguljen masive të shqipatrve. Faktori qe i dha shtytje të madhe përpjekjeve për shpërnguljen e shqiptarëve ishte kolonizimi i tokave pjellore te Pejës dhe rrethinës me kolonë serbë dhe malazezë. Për realizimin e këtij qëllimi, serbo-malazezet përdorën elementin e konvertimit me dhunë në fenë ortodokse të shqiptareve të besimit islam dhe katolik, si dhe futën ne përdorim procesin e çarmatimit te dhunshëm të shqiptarëve duke i armatosë në te njëjtën kohë serbët dhe malazezet. Nën ndikimin e pandërprere të këtyre faktorëve të dhunës, shumë qytetare te Pejës u shpërngulen në shkretëtirën e Anadollit në Turqi, e një pjesë e tyre u vendosen edhe në Shqipëri me shpresën se do të mund të ktheheshin më lehtë në vendin e të parëve.
Qytetarët e Pejës dhe rrethinës u shpërngulën me dhunë në Turqi në dy drejtime. Rruga e parë e cila u hap më herët dhe nisi të funksionojë që nga viti 1913 ndiqte itinerarin Pejë-Tivar-Stamboll. Lluka pohon se nga hapja deri në qershor të vitit 1914, nëpër ketë rruge u shpërngulën 18 mijë shqiptarë. Përpos kësaj rruge u hap edhe një drejtim tjetër i shpërnguljes përmes linjës hekurudhore Fushë-Kosovë-Shkup-Selanik-Stamboll e që mes dy luftërave do t’i bashkëngjitet edhe linja hekurudhore nga Peja. Të potencojmë këtu faktin se procesi i shpërnguljes për në Turqi gjatë tërë kohës shoqërohej edhe me faktin e ndërrimit te kombësisë, ku shqiptaret detyroheshin te deklaroheshin si turq me qëllim të largimit më të lehtë për Turqi.
Për të treguar perfiditetin e pushtetit ndaj këtij procesi, autori përmend një rast shume indikativ ku thekson se pas vitit 1933 në Pejë ishte përhapur fjala se shqiptarët, pasi ta shesin token e pasurinë e tyre për t’u shpërngulur në Turqi, një pjesë të parave duhej ta dhuronin për ndërtimin e varrit të profetit Muhamet. Ne fakt, ato para shkonin në duar të agjentëve turq dhe ortodoksë të Patrikanës së Stambollit. Po, ashtu në mënyre që procesi të shkoje sa më shpejtë, organet serbe të pushtetit lëshonin edhe pasaporta kolektive në të cilat futeshin edhe nga 125 anëtarë, një absurd ky i sojit të veçantë. Në realizimin e shpërnguljes si proces kolektiv, pushteti pati edhe ndihmën e qeverisë turke. Kështu, sipas Konventës jugosllave-turke te vitit 1938, Peja dhe rrethina duhej te spastroheshin nga shqiptarët. Sipas planit, kontingjenti i pare i të shpërngulurve duhej të fillonte me 1 prill 1939 nga fshati Isniq e të vazhdonte nga Peja në drejtim të Istogut. Kjo shpërngulje ishte e obligueshme për te gjithë. Sipas Llukës, nga viti 1918 deri me 1941 nga qarku i Pejës u shpërngulën 2,100 familje me 18,500 anëtarë.
Ndaj kësaj të keqe populli nuk qëndroi duarkryq, por me mundësitë e veta iu kundërvu në çdo mënyre deri edhe ne formën e armatosur, siç është rasti i Lëvizjes Kaçake apo organizimit politik ne formën e partisë politike te Xhemijetit të formuar ne Shkup.
Libri i Jahja Llukes vazhdon duke ndjekur rendin kronologjik të ngjarjeve nga periudha mes dy luftërave në periudhat e mëvonshme. Kronologjia e shpërnguljes, si nga Peja e rrethina, por edhe nga tërë Kosova vazhdoi edhe në periudhën komuniste kur ideja hileqare e bashkim-vëllazërimit u pa se ishte parullë boshe e pushtetit komunist. Ngjarjet e paraqitura në këtë periudhe janë argumentuar me dokumente që ia ngritin vlerën dokumentare këtij publikimi. Kësisoj, qeveri jugosllave dhe ajo turke aktualizuan Konventën e vitit 1938. Në këtë aspekt në Split më 1953 u arrit e ashtuquajtura marrëveshje xhentëlmene midis Turqisë dhe Jugosllavisë. Ne saje të kësaj dhe në koordinim me aksionin e mbledhjes së armëve nga ana e ministrit famë keq Aleksandar Rankoviq, i rishfaq procesi i shpërnguljes nga Peja me rrethinë. Familjet pejane. pasi largoheshin stacionoheshin ne Shkup dhe pastaj si shtetas te Maqedonisë largoheshin për Turqi. Në këto veprime, për hir të se vërtetës duhet theksuar se pushteti serb e pati ne dispozicion shpesh edhe veprimtarinë e disa imamëve të ashtuquajtur shtetërorë dhe hoxhallarëve fanatikë që lirinë e fesë dhe të mirave të të shpërngulurve ne Turqi.
Procesi i shpërnguljeve së shqiptarëve pati rënie në intensitet gjate viteve të ‘70-ta të shekullit të kaluar, si pasojë e ngritjes intelektuale të shqiptarëve dhe të lirive më të theksuara politike, për t’u rishfaqur serish në fillim vitet ‘90-ta të shekullit te kaluar me një itinerar tjetër të drejtuar nga Perëndimi. Pushteti jugosllav edhe ketë herë gjeti dhe krijoi arsye nga më të ndryshmet për nxitjen e këtij procesi. Ende janë ne kujtesë dëbimet kolektive te shqiptareve nga puna, uzurpimi i shkollave dhe vrasjet tinëzare të të rinjve shqiptarë ne Armatën jugosllave. Lidhur me shpërnguljet e kësaj periudhe, fare në fund Lluka na jep edhe një tabelë me të dhëna statistikore të të shpërngulurve nga lagjet dhe fshatrat e Pejës. Kjo tabelë dhe teksti i konventës jugosllave-turke për shpërnguljen e shqiptarëve e cituar me nenet e veta si dhe disa nga fotografitë e paraqitura, ia shtojnë vlerën burimore këtij libri po ashtu te vlefshëm.
Duke e lexuar këtë libër vërejmë sesa shumë ka vuajtur dhe ka sakrifikuar populli ynë, andaj ky libër le të jetë frymëzim dhe argument më tepër për mos lëshimin e trevave tona edhe sot kur ky fenomen është aktual për arsye tjera. Vitaliteti i popullit shqiptar, sakrifica atdhetare dhe lindshmëria e nënave shqiptare arritën që ta ndalin hemorragjinë e shpërnguljes dhe ta plotësojnë me popullatën më të re qe e kemi sot.
Fare në fund, dua te potencoj faktin se prapa këtij libri qëndron një punë intelektuale e vlefshme që Jahja Lluka në saje të dëshirës dhe vullnetit ka arritur që ta kompletojë dhe që do të duhej të përkthehej dhe prezantohej edhe në gjuhë të huaja në mënyre që këtë proces të dhimbshëm ta kuptojnë dhe të tjerët. Ky projekt në gjuhë të huaja mundet dhe duhet t’i shërbejë prezantimit sa ma real të historisë sonë para opinionit botëror, për të fituar mbështetjen e botës së qytetëruar që ta përfillin popullin tonë në rrugën e integrimeve si njërin ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe të Evropës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Trim mbi trima kish qenë gjithmonë Gjergj Elez Alia
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj