LAJMI I FUNDIT:

Rreth 160 pacientë presin transplant të veshkës, pacienti më i ri që i nënshtrohet dializës është 13 vjeç

Rreth 160 pacientë presin transplant të veshkës, pacienti më i ri që i nënshtrohet dializës është 13 vjeç

Rreth 160 pacientë në vend janë në pritje të transplantit të veshkës. Aktualisht, 1657 pacientë janë në dializë në 23 qendra të dializës, të shtrira në 17 qytete. Pacienti më i ri në dializë ishte vetëm katër vjeç për fatmirësisht, tani i është bërë transplanti. Pacienti më i ri që shkon në qendrën e dializës është 13 vjeç.

Nga Shoqata e sëmundjeve të veshkave “Nefron” kërkojnë krijim të një strategji globale për të adresuar sëmundjen e veshkave, me theks në parandalimin dhe shqyrtimin e hershëm për zbulimin në kohë të sëmundjes.

“Nevojitet sistem ku personat me sëmundje të veshkave të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre pa u bredhur nëpër shëndetësi dhe labirinte sociale, me mbështetje psikosociale për pacientin dhe familjen, sepse është një sëmundje që prek familjen e gjerë”, thonë nga “Nefron”.


Këtë vit nuk janë kryer transplante, për shkak të renovimeve në Klinikën e Urologjisë. Drejtori i Klinikës Universitare për Urologji në Shkup, Bashkim Shabani, për AIM tha se aktualisht kanë katër dhoma spitalore, ku intervenohen vetëm për rastet emergjente dhe kancerin.

“Renovimi është planifikuar të përfundojë më së voni deri më 15 prill dhe pas kësaj do të fillojmë transplantet e donatorëve të gjallë dhe kufomave. Dua të theksoj se në këtë moment Qendra e Transplantit është jofunksionale për faktin se në ato dhoma trajtoheshin pacientë të shtruar me koronavirus dhe për shkak se teknikisht nuk funksionon dhe fatkeqësisht këto dhoma janë dëmtuar gjatë pandemisë. Pas përfundimit të renovimit është planifikuar edhe renovimi i Qendrës së Transplantit”, thotë Shabani.

Nga viti 1977 e deri më sot janë kryer 596 transplante, nga të cilat 512 nga donatorë të gjallë dhe 84 nga donatorë të vdekur.

“Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, jemi në krye, në një pozicion më të mirë me transplantet e veshkave. Krahasuar me vendet evropiane jemi shumë prapa”, thotë Shabani.

Pacienti më i ri që i është nënshtruar transplantit të veshkës është 15 vjeç dhe më i madhi 67 vjeç. Sipas Shabanit, lista e pritjes për transplantin e veshkave në vendin tonë është e gjatë.

“Rreth 160 pacientë janë në pritje të transplanteve të donatorëve të gjallë dhe kufomave”, thekson Shabani.

Ai thotë se Klinika ka staf të mjaftueshëm profesional dhe në të ardhmen planifikohet të ketë së paku tre ekipe transplanti.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori