LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i parashutistit rus: Nuk e dinim se po pushtonim Ukrainën, bashkëluftëtarët tonë përdornin pushkë të ndryshkura dhe taktika luftarake të gjyshërve  

Rrëfimi i parashutistit rus: Nuk e dinim se po pushtonim Ukrainën, bashkëluftëtarët tonë përdornin pushkë të ndryshkura dhe taktika luftarake të gjyshërve  

Ushtarët e presidentit rus Vladimir Putinin nuk e kishin pasur idenë se po nisen për të pushtuar Ukrainën, derisa iu kundërpërgjigjen forcat e Kievit – ka bërë të ditur një parashutist i ushtrisë ruse që zbuloi detaje nga përvoja e tij në Ukrainë.

Pavel Filatiev, 33-vjeç, thotë se njësia e tij elitare u largua nga kufiri me Ukrainën, pasi mësoi për planin e pushtimit në mediat botërore. Ata ishin dërguar atje, pa u paralajmëruar se do të përballen me forcat e “armikut”, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se si i janë dhënë pushkët automatike të ndryshkura – uniformat e papërshtatshme dhe të vjetra – derisa bashkëluftëtarët e tij ishin “hequr nga faqja e dheut” duke përdorur taktikat luftarake të gjyshërve të tyre (taktika të vjetra).


Shpërthim i fuqishëm në Melitopol
Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në Melitopol

Filatiev pranoi se ishte zgjuar nga zhurma e të shtënave në rimorkion e kamionit, derisa po e kalonin kufirin në ora dy të mëngjesit të 24 shkurtit, kur edhe filloi pushtimi i Ukrainës.

Vetëm kur ushtarët ukrainas filluan të shtien mbi mjetet ushtarake ruse, Filatiev tha se e kuptoi se kishin filluar pushtimin e shtetit fqinj.

“Tashmë ishte e qartë se kishim sulmuar Ukrainën”, shtoi ushtari rus.

Në librin e tij më të ri, Filatiev ka folur për uniformat e vjetra e deri te mjekët e ushtrisë ruse që nuk kishin shiringa dhe qetësues dhimbjesh.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Ai nuk hezitoi të flet edhe për atë sesi komandantët rus përdorin “taktikat e gjyshërve të tyre” në fushëbetejë, taktika luftarake që tashmë nuk përdoren askund tjetër në botë, pasi konsiderohen të paefektshme dhe të vjetruara.

“Nuk kemi pasur të drejtë morale të sulmojmë një vend tjetër – në veçanti njerëzit që janë të afërt me ne. Kur gjithçka filloi, njihja disa njerëz që besonin në nazizëm dhe dëshironin të luftonin kundër ukrainasve. Shumica e ushtarëve rusë janë të pakënaqur me atë çfarë po ndodhë atje. Ne kurrë nuk kemi pasur urrejtje për ukrainasit dhe nuk i kemi konsideruar si armiq. Ushtarët janë të pakënaqur me komandantët, Putini dhe politikat e tij”, tha ndër tjera ushtari rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori