Duke komentuar humbje prej 2-1 nga Sllovenia, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se reagimi i tij në momentin e penalltisë ishte për faktin se nuk duhej akorduar njëmbëdhjetëmetërshi.
Ai ka folur për SuperSport, duke theksuar se dora ishte e ngjitur dhe nuk kishte asnjë lojtar pas atij që e preku topin, prandaj vendimi për një penallti është një vendim që e shkatërron ekipin duke qenë se penalltia u akordua në minutat shtesë.
Më tej, Rrahmani është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të Kosovës, përkundër se skuadra pësoi humbje.
“Besoj që ka qenë një prej ndeshjeve më taktike që i kemi luajtur në këto ndeshje kualifikuese të Ligës së Kombeve. Ka qenë një ndeshje me koncentrim dhe të gjithë lojtarët e kanë dhënë maksimumin”.
“Nëse vazhdojmë kështu në çdo ndeshje, besoj që jemi në rrugën e duhur… Besoj që do të fitojmë (ndaj Moldavisë), në mënyrë që të qëndrojmë në Ligën C”.
“(ndeshjen ndaj Sllovenisë) e cilësoj si fitore, sepse kemi arritur ta kthejmë shpirtin luftarak që kemi pasur dhe ka pasur shumë gjëra të mira në takim e sotëm (ndaj Sllovenisë)”, është shprehur kapiteni në prononcimin e tij. /Telegrafi/