Cristiano Ronaldo ka thënë se dëshiron t’i fitojë edhe tre ‘Topa të Artë’ para pensionimit.

Ylli i Real Madridit, ka fituar ‘Topin e Artë’ të pestë në vitin 2017, duke e barazuar yllin Barcelonës, Lionel Messi.


Ronaldo ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe trofe në Ligën Premier, po ashtu edhe në La Liga me klube si Manchester United dhe Real Madrid.

Portugezi beson që mund të jap ende në futboll.  "Nuk e kam ëndërruar kurrë që do ta fitoj ‘Topin e Artë’ pesë herë”.

GettyImages 888902144 1 Ronaldo me 'Topin e Artë' të pestë (Getty Images)

"Nëse më duhet ta mbyll karrierën tani, do të isha super i lumtur, por nëse e fitoj edhe një herë dy apo tri herë ‘Topin e Artë’, do të isha shumë i kënaqur”.

"Edhe nëse nuk e fitoj, deri më tani e kam fituar pesë herë. Kam ende besim që mund të arrij ende, pro varet nga trofetë që do t’i fitojmë këtë vit”.

"Gjithçka çfarë kam ëndërruar, e kam arritur”, ka thënë Ronaldo për Desimpedidos.

GettyImages 920082906 Cristiano Ronaldo i Real Madridit. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Ronaldo foli edhe për Kupën e Borës që do të mbahet në verë të këtij viti.

"Nuk jemi favorit, duhet të jemi të sinqertë”.

GettyImages 923773726 Cristiano Ronaldo, kapiten i Real Madridit në ndeshjen e fundit. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

"Ka kombëtare si Brazili, Spanja, Gjermania, Argjentina... por në futboll gjithçka është e mundur”.

"Duhet të punojmë që të dalim nga grupet. Ky është objektivi i parë. Objektivi është vendi i parë në grup”, deklaroi Ronaldo. /Telegrafi/  

telegrafi sport app