Rollatë e ëmbël Sulltani ose pasha-llokum, një ëmbëlsirë që do të shkrihet në gojë

Si t'i rezistoni kësaj ëmbëlsire kremoze, e cila bëhet nga biskotat, salca e kosit dhe çokollata! Përbërësit:- 1 litër qumësht,- 150 g sheqer,- 70 g miell,- 30 g kakao,- 100 g qull,- 50 g margarinë/gjalpë,- 150 g biskota të bluara,- 200 ml ajkë të ëmbël.
Përgatitja:
Përziejeni sheqerin, miellin, kakaon, qullin me 200 ml qumësht dhe pjesën tjetër e vendosni të zihet në shporet.
Kur qumështi të vlojë, shtoni masën e rrahur. Përziejini vazhdimisht që të mos digjen.
Hiqeni nga shporeti dhe i shtoni margarinën. Trazojeni shkurtimisht me mikser derisa masa të bëhet e lëmuar.
Biskotën e bluar e përhapni në një tepsi të madhe të cekët. Derisa masa e pudingut të jetë e nxehtë, derdheni sipër biskotave dhe përhapeni në të gjitha cepat.
Përhapeni masën në të gjithë tavën. Lëreni për rreth gjysmë ore të ftohet.
Rrihni kosin e ëmbël dhe më pas shpërndajeni mbi masën e ftohur. Pritini në shirita, më pas rrotullojeni pak. Bëjeni këtë me kujdes që të mos plasaritet.
Ju bëfët mirë, - transmeton Telegrafi.


















































