Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përfshirë në frymën sportive të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

'Dardanët' janë mysafirë të Tre Luanëve në stadiumin ‘St Mary’ të Southamptonit, ku do ta zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për 'Euro 2020'.


Gjatë ditës së martë është shpërndarë një fotografi nga paslufta (në vitin 1999), ku shihen ushtarët britanikë duke luajtur futboll në një lagje të Prishtinës, me djelmoshat që sapo ishin kthyer në shtëpitë e tyre.

Kjo fotografi, e cila u publikua nga Image of Kosovo, ka bërë bujë edhe në mesin e lojtarëve të Kosovës, të cilët e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndërkaq, përshtypje i ka bërë edhe këngëtares nga Kosova që jeton në Angli, Rita Ora, e cila e ka shpërndarë në profilin e saj në InstaStory me mbishkrimin: "Me fat". /Telegrafi/

good (Foto: Image of Kosovo/InstaStory/ritaora)