LAJMI I FUNDIT:

Rita dhe motra e saj kanë aplikuar për të qenë vullnetare në shërbimin shëndetësor

Rita dhe motra e saj kanë aplikuar për të qenë vullnetare në shërbimin shëndetësor
Rita Ora dhe Vera Sahatçiu (Foto: Thos Robinson/Getty Images for VH1/Guliver)

Nëna e Rita Orës, Vera, ka marrë lëvdata nga vajza e saj, pasi vendosi të kthehej në vijën e parë të fronit në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Revista Hello! Ka bërë të ditur se Vera Sahatçiu, e cila ka qenë mjeke e përgjithshme dhe pastaj psikiatre e kualifikuar (por që ishte pensionuar para disa vitesh), do të ndihmojë në parandalimin e problemeve mendore dhe do t’u ndihmojë grave perinatale (shtatzënave dhe nënave të reja) që janë të ekspozuara nga ndaj COVID-19.


“Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, mirëpo kjo pandemi e ka bërë vërtet një superheroinë në sytë e mi. Ajo është aq e guximshme dhe ka përjetuar aq shumë në jetën e saj, mirëpo zemërgjerësia për t’u ndihmuar të tjerëve, thjesht e vulos atë që është në gjendje të bëjë nëna ime”.

Rita Ora duartroket për mantel-bardhët dhe në veçanti nënën e saj që po punon për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar
Lexo po ashtu Rita Ora duartroket për mantel-bardhët dhe në veçanti nënën e saj që po punon për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar

“Jam shumë e lumtur që këtë gjë tash e sheh edhe pjesa tjetër e botës”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se të gjithë punëtorët shëndetësore janë heronjtë e saj.

Ndërsa duke e komentuar kthimin e saj në shëndetësi, Vera është shprehur: “E dua punën time dhe dua të jap më të mirën. Është roli dhe detyra ime t’u ndihmoj të tjerëve. Asgjë nuk mund të më ndalë derisa jam në gjendje ta kryej këtë punë”.

Nëna e këngëtares i ka thënë revistës Hello! se Rita dhe motra e saj, Elena, janë paraqitur pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) për t’u angazhuar si vullnetare.

“Ajo është shumë e vendosur që ta bëjë pjesën e saj. Ajo (Rita) dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe për ta ndaluar sëmundjen që po na vjen te dera dhe që po e lodh shërbimin shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të lëndueshëm të komunitetit”, ka shpjeguar Vera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori