Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur gruaja e cila u raportua e zhdukur në Dragash.
Siç thuhet në njoftim, gruaja ishte larguar nga shtëpia me datë 18 mars, dhe për të nuk kishin ditur asgjë familjarët e saj, transmeton Telegrafi.
“Sot në Bresanë të Dragashit, në gjendje të rënduar shëndetësore, u gjet gruaja e moshuar raportuar si e zhdukur. Më 18 mars 2024, në Stacioni Policor në Dragash, një person nga fshati Bresanë, ka raportuar se nëna e tij R.R. e lindur më 1954 është larguar nga shtëpia gjatë natës dhe edhe pse është kërkuar nga familjarët nuk kanë mundur ta gjejnë.
Sipas ankuesit viktima është larguar nga shtëpia me datë 18.03.2024 rreth orës 02:15 dhe kanë nisur menjëherë kërkimet. Kërkimet kanë zgjatur deri në orët e mëngjesit nga familja dhe fqinjët, por pa sukses”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thotë se pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, gjatë ditës kërkimit i është bashkuar edhe një ekip vullnetar nga Prizreni, por nuk është arrit që të gjendet personi i raportuar si i zhdukur.
“Më datë 19.03.2024, policia ka angazhuar prapë një ekip nga Sektori i hetimeve dhe hetimore dhe policë të Sektorit për t’iu bashkuar banorëve të fshatit Bresanë dhe ekipit vullnetar për kërkime të cilët vazhduan kërkimin. Lidhur me rastin komandanti i Stacionit Policor të Dragashit u takua me Kryetarin e Komunës dhe Drejtorin e Situatave Emergjente, ku u ra dakord të dërgohej një apel për ndihmë në kërkimin masiv nga institucionet dhe banorët e fshatrave Opojës”, vijon njoftimi.
Tutje, thuhet se “Sot me datën 19.03.2024 rreth orës 14:10 min nga ekipet policore të cilit ishin në teren kemi pranuar informatën se në një rrugicë fshati, në fshatin Bresanë, gruaja e raportuar e zhdukur është gjetur e gjalle por në gjendje të rënduar shëndetësore, ajo fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bresanë dhe pas tretmanit mjekësor fillestar, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”./Telegrafi/