LAJMI I FUNDIT:

RENEA mbërrin në vendin e ngjarjes, 71-vjeçari në Elbasan vijon të qëllojë me automatik

RENEA mbërrin në vendin e ngjarjes, 71-vjeçari në Elbasan vijon të qëllojë me automatik

Qyteti i Elbasanit është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë ngjarje ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, ku shtetasja F. Zh., ka pasur një konflikt me bashkëshortin e saj, Lefter Zhidru, 71-vjeç, i cili në momentin që ka shkuar policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22-vjeç dhe A. K., 21-vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që 71-vjeçari ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të policisë.


Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit. /TCH/