Letër studentëve të UP-së
U kërkua dorëheqja e rektorit të Universitetit të Prishtinës nga disa akademikë të UP-së, nga një pjesë e studentëve, nga disa qytetarë të rëndomtë, nga zyrtarë të partive në opozitë, nga zyrtarë të partisë në pushtet me apo pa ndikim, e nga kush mos.
Është e qartë që rektori i tanishëm i UP-së nuk do të lëviz nga ai vend vetëm me këto thirrje, sepse ai nuk ka ardhur aty për studentët. Ai nuk ka ardhur aty për akademinë. Ai nuk ka ardhur aty për shkencën. Ai nuk ka ardhur aty për Universitetin. Thirrja nga distanca për dorëheqje si e vetmja tentativë për largimin e rektorit Gashi në njërën anë, dhe shpresa se kjo do të funksionojë në anën tjetër përbën paradoks në vete.
Si mund të pritet dorëheqja e një rektori i cili pikësëpari nuk do të duhej të ishte aty? Të gjitha thirrjet për dorëheqje edhe në dikaster tjerë nuk kanë funksionuar mu për shkak të thirrjeve të tilla paradoksale.
Studentë, u fol shumë për revistat e rreme ku rektori Gashi si historian shpejtë e shpejtë ka botuar punimet e tij mbi sfidat e privatizimit dhe mineralet. Paska rrëshqitur gabimisht në këto "gracka" rektori Gashi, siç thuhet nga mbrojtës të tij në rektorat, sipas të cilëve punimet "shkencore" të rektorit Gashi qenkan pas verifikuar paraprakisht për kualitetin shkencor që ato përmbajnë nga vetë UP-ja. Kjo, për më keq, tregon për gjendjen e mjerë të vlerësuesve shkencor në UP që paskan dhënë dritën e gjelbër për kualitetin që ato punime po përmbakan.
Nuk ka nevojë për një komision me kualitete të larta shkencore që të vlerësohen punimet e rektorit Gashi (njëherësh edhe historian) mbi sfidat e privatizimit dhe mineralet. Studentë, mos më besoni mua, mos i besoni atyre që ankohen, dhe mos i besoni askujt. Merreni një gazetë të lajmeve ditore në Kosovë në njërën anë dhe punimet "shkencore" të rektorit Gashi në anën tjetër dhe ju vet bëjeni një krahasim. A kanë dallime dhe cilat janë ato?
Ta zëmë se jeni ulur qetë, me vëmendje, dhe pa paragjykime dhe keni hasur në vështirësi ta bëni krahasimin. Krejt normale është kjo. Shkoni atëherë edhe një hap mbrapa, dhe ndani pak kohë dhe lexoni biografinë e rektorit Gashi të cilën mund ta gjeni online. Lexojeni qetë, pa paragjykime, pa anime politike, pa urrejtje, dhe më pas bëjani një pyetje vetes: a dëshironi që Universiteti i më shumë se 50,000 studentëve, i cili është edhe i juaji, të udhëhiqet nga një rektor biografia e të cilit përmban rreth 83 fjali të shkurta me rreth 84 gabime gjuhësore? Po ua sugjeroj ta bëni këtë, sepse unë e bëra të njëjtën, e lexova tri herë, ashtu siç bënë një lexues serioz, i numërova disa herë rreshtat e biografisë së rektorit Gashi. U shtanga me atë çka pashë.
Emocionalisht i rraskapitur mora guximin ta bëj një shëtitje rreth universitetit, e shikoja ndërtesën e rektoratit, i shikoja ndërtesat e fakulteteve, i shikoja studentët tek lëviznin. Nuk munda ta kuptoja se si një abnormalitet brenda këtyre ndërtesave dhe brenda çantave e librave të studentëve mund të duket kaq normale nga jashtë.
Çështja e largimit të rektorit Gashi, për ju studentë, nuk është vetëm një çështje tekesh personale, politike, apo vetëm e një përmirësimi kozmetik të këtij sistemi të brishtë ku studimi është vetëm një improvizim i tij. Që nga paslufta pozita e rektorit të UP-së ishte pjesë e pazareve të partive politike. Ashtu siç ndahet një post ministror mes partnerëve të koalicionit qeverisës, ashtu ndahet edhe pozita e rektorit. Rektorit Gashi iu dha kjo pozitë si pjesë e koalicionit qeverisës, çka e bëri që shpejtë e shpejtë t’i bëjë botimet "shkencore". Prandaj, çështja e largimit të rektorit Gashi është problem sistemik më i gjerë, dhe largimi i tij nuk është vetëm goditje ndaj rektorit të pakualifikuar Gashi, por është goditje ndaj sistemit më lartë e më gjerë. Po të mos ishte kështu, rektori Gashi nuk është se do largohej, por ai as nuk do ishte aty që nga fillimi e as rektorët para tij.
Prandaj, edhe thirrjet nga distanca për largimin e rektorit Gashi nuk duket se do të bëjnë shumë punë. Thirrjet nga distanca për largimin e tij, vetëm se e bëjnë rektorin Gashi që ta gënjejë veten dhe publikun për kualifikimet dhe aftësitë e tij. Tashmë rektorit Gashi dhe shërbyesve të tij në rektorat u është dhënë shansi që të gënjejnë më shumë se tri herë publikisht, me ç’rast këto gënjeshtra tanimë i kanë përbrendësuar si të vërteta, dhe nuk ka kush që i bindë se janë manipulatorë. Duke iu dhënë shansi të gënjejë më shumë se tri herë si rezultat i thirrjeve nga distanca për dorëheqjen e tij, rektori Gashi tanimë e ka krijuar përshtypjen për veten se është shkencëtari numër një dhe i pazëvendësueshëm i trevave shqiptare.
Studentë të nderuar, mos lini që thirrjet nga distanca ta bëjnë ndryshimin kozmetik për ju. Duke qenë se ballafaqoheni me një sistem të padrejtë brenda universitetit, ju i tkurrni qëllimet e juaja vetëm tek një notë sa për të diplomuar. Duke qenë se ballafaqoheni me një sistem të padrejtë jashtë universitetit, ju i tkurrni qëllimet e juaja tek një parti politike sa për një punë.
Por, mos harroni, se kjo është rezultat i pasivitetit të gjeneratave te kaluara që ua lanë kështu sistemin e padrejtë brenda universitetit, e të cilët tashmë marrin pjesë në sistemin e padrejtë jashtë universitetit – disa duke u nënshtruar për një punë, shumë duke ndenjur, e shumë të tjerë duke ikur drejtë të paditurës. Nëse pak e doni këtë universitet, e që do të nënkuptonte që po aq e doni këtë vend, mos u bëni si gjeneratat që ju lanë juve kështu. Mos i leni të tjerët t’jua ndryshojnë universitetin. Nëse ndryshimi vjen nga të tjerët, ai ndryshim do të bëhet për të tjerët. Bëjeni atë çka paraardhësit e juaj nuk e bënë për këto 15 vite. Mos u mbyllni në konvikte e shtëpia. Oborri i rektoratit është i vogël. Nisuni aty dhe mbushini sheshet. Do t’ju respektojnë të gjitha gjeneratat pas juve për atë çka sot e keni rastin të bëni për Universitetin dhe për Republikën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa