Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.197 testime për coronavirus, ndërsa 711 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 505, Kavadari - 30, Strumica - 26, Kumanova - 25, Ohri - 21, Manastiri dhe Shtipi - 17, Prilepi - 12, Struga dhe Gjevgjelia - 9, Tetova - 7, Velesi - 5, Gostivari, Negotino dhe Bogdanci - 4, Dellçeva - 3, Koçani, Probishtip dhe Demir Kapi - nga 2, Kërçovë, Sveti Nikollë, Resnjë, Kriva Pallanka, Berovë, Makedonski Brod dhe Dojran - nga 1.


Prej këtyre rasteve 84 janë riinfektime.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 22 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë regjistruar edhe 4 pacientë të vdekur të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 26 deri 27 janar 2022.

Ndërsa ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 7.170 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 268.901, prej të cilëve 246.864 janë shëruar, ndërsa 8.409 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (31 janar) është 13.628./Telegrafi/