Regjistrohen 266 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.527, ndërsa 266 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 120, Manastiri - 25, Prilepi - 22, Ohri - 20, Kumanova dhe Kavadari - 11, Resnja - 8, Strumica - 7, Tetova - 6, Koçani dhe Struga - nga 5, Gjevgjelia dhe Valandova - nga 4, Velesi dhe Radovishi - 3, Kriva Palanka dhe Makedonski Brod - nga 2, Gostivari, Shtipi, Kërçova, Sveti Nikole, Dellçeva, Vinica, Kratovë dhe Demir Hisar - nga 1.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 7 pacientë, që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 27.11-24.12.2021.
Kurse IPSH ka regjistruar 717 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 222.932, prej të cilëve 210.319 janë shëruar, ndërsa 7.894 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 4.719./Telegrafi/



































