Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.123 testime për coronavirus, prej të cilave 1.822 kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 918, Manastir - 198, Prilep - 98, Kumanovë - 65, Kavadar - 55, Ohër - 49, Shtip - 42, Gjevgjeli dhe Radovish - 33, Strumicë - 30, Veles - 28, Tetovë, Kërçovë dhe Krushevë - nga 26, Negotë, Valandova - nga 21, Gostivari dhe Koçani - 18, Sveti Nikola - 15, Resnja - 14, Struga - 12, Dellçeva dhe Berova - nga 10, Probishtip - 9, Kriva Pallanka - 8, Makedonska Kamenica - 7, Bogdanci, Makedonski Brod dhe Demir Kapi - nga 5, Vinica dhe Kratova - nga 4, Demir Hisar dhe Pehçeva - nga 3, Dojran - 2, Dibër - 1.


Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1882), prej tyre 173 janë riinfektime.

MSH informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacient, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 4 pacientë të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 28.12.2021 deri 06.01.2022.

Ndërsa ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 668 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 238.061, prej të cilëve 216.521 janë shëruar, ndërsa 8.062 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (12 janar) është 13.478./Telegrafi/