Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.939 testime për coronavirus, ndërsa 1.722 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 1.011, Kavadari - 85, Kumanova dhe Manastiri - 83, Prilepi - 51, Tetova dhe Velesi - 50, Gostivari - 37, Vallandova - 30, Ohri dhe Kërçova - 26, Radovishi - 22, Gjevgjelia - 21, Strumica - 20, Negotina - 19, Struga - 17, Koçani - 13, Dellçeva dhe Bogdanci - 12, Kriva Pallanka - 11, Resnja - 9, Shtip - 5, Shën Nikolla - 4, Berovë, Dibër, Vinica, Kratovë, Demir Hisar dhe Pehçevë - nga 3, Dojran - 2, Probishtip, Krushevë, Makedonski Brod, Makedonska Kamenica dhe Demir Kapi - nga 1.


Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 16 pacientë, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 9 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 23 janar deri 5 shkurt 2021.

ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.942 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 280.594, prej të cilëve 259.898 janë shëruar, ndërsa 8.624 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (8 shkurt) është 12.072./Telegrafi/