Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.483 testime për coronavirus, ndërsa 1.197 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 766, Manastir - 94, Prilep - 56, Kavadar - 38, Veles - 31, Ohër - 24, Gjevgjeli - 23, Kumanovë - 18, Resnjë - 16, Tetovë - 15, Shtip dhe Strumicë - 12, Koçani - 11, Kërçovë, Negotinë, Kriva Pallankë dhe Radovish - 10, Dellçevë dhe Vallandovë - 7, Strugë dhe Bogdanci - 5, Gostivar dhe Sveti Nikollë - 4, Makedonski Brod - 3, Berovë, Probishtip, Demir Hisar, Krushevë, Demir Kapi dhe Dojran - nga 1.


Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 pacientë të vdekur, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 3 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 23 dhjetor deri 2 janar.

Kurse ISHP ka regjistruar 331 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 227.168, prej të cilëve 213.505 janë shëruar, ndërsa 7.996 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (4 janar) është 5.667./Telegrafi/