Pritja pothuajse ka përfunduar për Barcelonën, pasi Jules Kounde që erdhi nga Sevilla është pothuajse gati për t'u regjistruar në La Liga.

Me largimet e fundit, Barcelona ka ulur faturën e pagave, që do të thotë se Xavi Hernandez është afër të jetë në gjendje të fillojë ndeshjet me mbrojtësin.


Kalimi i Samuel Umtiti te Lecce në Serie A i lejoi klubit të çlirohej nga disa fonde, pas tij edhe Pablo Torre.

GettyImages 1242243320 e1659630973861  1

Këto marrëveshje, si dhe rregullimet që janë bërë në kontratat e të tjerëve, kanë bërë që Kounden të jetë në prag të regjistrimit.

Kounde është aktualisht i vetmi nënshkrim i Barcelonës ende i paregjistruar.

Edhe pse kishin probleme, Franck Kessie, Andreas Christensen, Raphinha dhe Robert Lewandowski tani janë regjistruar në La Liga.

“Më shqetëson që nuk e kam ende Kounden”, kishte thënë Xavi pas fitores ndaj Real Sociedad.

KOUNDE OK

Tani duket se pritjes së trajnerit po i vjen fundi. /Telegrafi/

telegrafi sport app