LAJMI I FUNDIT:

Reali përgatit 70 milionë euro për transferimin e Agueros në janar

Reali përgatit 70 milionë euro për transferimin e Agueros në janar

Sergio Aguero është shumë pranë largimit nga Manchester City, ndërkohë që Real Madridi është duke përgatitur ofertë në vlerë prej 70 milionë eurosh për ta transferuar në janar.

Sulmuesi argjentinas ka qenë në formë të shkëlqyer për klubin anglez edhe këtë sezon duke realizuar 13 gola, megjithëse nuk është më i pazëvendësueshëm në fazën ofensive që nga transferimi i Gabriel Jesus.

(Foto: Getty Images)

Emisioni spanjoll El Chiringuito ka raportuar se Aguero dëshiron të largohet nga City, meqë nuk ka raporte të mira me trajnerin Pep Guardiola.


Reali ka gati ofertën për Agueron
Lexo po ashtu Reali ka gati ofertën për Agueron

Nëse ndodh kjo, Los Blancos janë të gatshëm që ta rrëmbejnë edhe atë për një shumë të majme parash.

Mungesa e tij në formacionin startues në derbin e Mançesterit, nxiti më shumë spekulime për pakënaqësinë e sulmuesit.

(Foto: Getty Images)

Lojtari mendon se nuk vlerësohet sa duhet nga Guardiola, ndërsa Mbretërit janë informuar për pakënaqësitë e tij te klubi aktual.

Reali është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa deri më tani kanë dështuar në përpjekjet për transferimet e Harry Kane dhe Mauro Icardit.

Aguero ka luajtur për pesë sezone në Madrid, por te Atletico, ndërsa Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë 70 milionë euro për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Kalo në kategori