Site icon Telegrafi

Real Madridi mban rekordin e shpenzimeve brenda një afati kalimtar, mbi 250 milionë euro blerje në vitin 2009 (Foto)

Real Madridi është skuadra që ka shpenzuar më së shumti për blerje brenda një afati kalimtar.

Gjiganti spanjoll është skuadër që njihet për blerjet e shumta dhe atë me shifrat të larta, ku deri në vitin e kaluar mbante rekordin e blerjes më të shtrenjtë, atë të Gareth Bale nga Tottenhami për rreth 100 milionë euro.

Lexo po ashtu Real Madridi arkëtoi 120 milionë vetëm nga tre rezervistë

Megjithatë, Mbretërit janë gjithashtu skuadra që ka shpenzuar më së shumti brenda një afati kalimtar dhe këtë e kanë bërë në verën e vitit 2009.

Në verën e vitit 2009, Reali ka shpenzuar hiç më pak se 257.4 milionë euro në transferimin e tetë futbollistëve, ku të gjithë janë emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe botëror, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Blerjet më të mira në histori të Real Madridit dhe Barcelonës (Foto)

Transferimi më i shtrenjtë i Reali në atë vit ishte padyshim Cristiano Ronaldo, i cili erdhi nga Manchester Unitedi për 94 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Leita Kaka nga Milani për 65 milionë euro dhe Xabi Alonso nga Liverpooli e Karim Benzema nga Lyoni për nga 35 milionë euro.

Përveç këtyre katër yjeve, Reali transferoi edhe futbollistë tjerë spanjollë si Raul Albiol, Alvaro Negredo, Alvaro Arbeloa dhe Esteban Granero, të cilët kushtuan më pak. /Telegrafi/

Blerjet e Realit dhe çmimet e tyre: 

Exit mobile version