Real Madrid thuhet se ka caktuar çmimin për ish-yllin e Chelseat, Eden Hazard dhe janë gati të pranojnë një ofertë në afatin kalimtar të janarit.
Anësori 30-vjeçar belg ka dështuar të tregojë vetën në Madrid dhe tani konsiderohet si tepricë e planeve të Carlo Ancelottit në klubin spanjoll.
Los Blancos shpenzuan 89 milionë funte fillestare për ta transferuar Hazardin nga Chelsea në vitin 2019, me marrëveshjen që potencialisht do të rritet me 60 milionë funte të tjera përmes bonuseve.
Hazard, i cili është rrënuar me lëndime që nga transferimi i tij në Madrid, ka bërë 11 paraqitje për klubin e La Ligës dhe ka regjistruar vetëm një asistim këtë sezon.
Sipas Sunday Mirror, Madridi tani është gati të ndërpresë bashkëpunimin me belgun dhe kërkon vetëm 21 milionë funte për lojtarin.
Hazard është lidhur me një rikthim të bujshëm në Ligën Premier, me Everton, West Ham dhe Newcastle të gjithë të interesuar në të.
Mirror pretendon se Hazard është informuar se ai mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll dhe Madridi do të ishte ‘gati të pranojë 21 milionë funte’ për ish-asin e Chelseat.
Madridi gjithashtu do të ishte i gatshëm ta dërgonte Hazardin në huazim në janar për sa kohë që një klub angazhohet ta blejë atë në verën e vitit 2022.
Anësori i Los Blancos është një nga lojtarët më të paguar të klubit së bashku me Gareth Bale, të cilit i skadon kontrata verën e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

"Figo 2.0?", Lamine Yamal pyetet nëse do të transferohej te Real Madridi

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Arteta i vendosur për të transferuar sulmuesin që nuk po përdoret nga Ancelotti te Real Madridi

Arteta kërkon nga Arsenali transferimin e sensacionit të Bundesligës

Luis Diaz me tri kërkesa për t'u transferuar te Barcelona

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës