Site icon Telegrafi

Rashkaj: Kundër Moldavisë për rezultat pozitiv, vështirë të luhet pa tifozë

Mesfushori i Përfaqësuese së Kosovës, Anel Rashkaj, ka folur par ndeshjes me Moldavinë, duke thënë se duan rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Ai ka thënë se do të jetë e vështirë të luhet pa tifozë, por si ekip duhet ta japin maksimumin.

“Është një kohë e gjatë që nuk jemi mbledhur shkaku i pandemisë. Kënaqësi që jemi mbledhur prapë me lojtarët, trajnerët dhe kombëtaren. Është një situatë e vështirë, jo vetëm për ne, por për të gjitha kombëtare. Kemi probleme me klubet që nuk po i lëshojnë lojtarët”.

“Jemi në këtë situatë dhe duhet ta japim maksimumin. Të paraqitemi sa më mirë me Moldavinë dhe pastaj në ndeshjen këtu në Prishtinë kundër Greqisë. Shpresojmë ta japim maksimumin. Shpresojmë që rezultati të jetë pozitiv”.

“I kemi parë ndeshjet në Evropë që pa tifozë kanë ndikuar, por ne duhet të jemi profesionit dhe duhet të luajmë sikurse me shikues edhe pse nuk është e njëjtë. Me rëndësi është që të paraqitemi sa mirë dhe të marrim rezultatet”, ka thënë Rashkaj.

Kosova sot e ka mbajtur stërvitjen e dytë dhe të fundit në “Fadil Vokrri” para udhëtimit në Itali.

Djelmoshat e Bernard Challandes të enjten më 3 shtator do të ballafaqohet me Moldavinë në Parma të Italisë. /Telegrafi/  

Exit mobile version