Shkruar nga: Freddie Mercury (albumi “A Night at the Opera” i grupit Queen, 1975)
Përktheu: Fadil Bajraj
A është kjo jetë e vërtetë-
A është kjo fantazi-
I zënë në vithisje
Nuk ka shmangie nga realiteti-
Hapi sytë
Shikoji qiejt dhe kupto-
Jam vetëm një çun i shkretë, s’kam nevojë për simpati-
Sepse jam si ardhsha vafsha
Pakëz lart, pakëz poshtë,
Sidoqoftë, era frynë, vërtet s’e çaj kokën fare,
-fare.
Nëno, sapo e vrava një njeri,
Ia vura revolen në kokë,
Ia ngreha këmbëzën, tashmë ka vdekur,
Nënë, jeta sapo kish filluar,
Por tash jam i zezuar e të gjitha i kam braktisur-
Nënë, uuuh,
S’kam pasur ndërmend të të bëj me vaj-
Nëse s’kthehem nesër në këso kohe-
Vazhdo, vazhdo, gjoja se asgjë s’ka ndodhur-
Me vonesë, erdhi koha ime,
Mishtë më ngjethet-
Trupi tërë kohën më dhemb,
Lamtumirë të gjithëve – më duhet të shkoj
Më duhet t’ju braktis e të ballafaqohem me të vërtetën-
Nëno, uuuh-
Nuk më vdiset,
Nganjëherë dëshiroja të mos lindesha fare-
Shoh një siluetë të vockël njeriu,
Skaramush, skaramush a do të luani Fandango-
Rrufeja dhe vetëtima – më frikësojmë shumë shumë-
Galileo, Galileo,
Galileo, Galileo,
Galileo, Figaro – Manjifiko-
Por unë jam një çun i shkretë e askush s’më do-
Ai është çun i shkretë nga një familje e shkretuar-
Kursejani jetën nga ky llahtar-
Si ardhsha ashtu vafsha-, a do t’më lini të shkoj-
Bismilah! Jo -, ne s’të lejojmë të shkosh – lëreni të shkojë –
Bismilah! Ne s’të lejojmë të shkosh – lëreni të shkojë –
S’të lejojmë të shkosh – lëreni të shkojë –
S’të lejojmë të shkosh – lëreni të shkojë –
Jo, jo, jo, jo, jo, jo, jo-
Mama mia, mama mia, mama mia lërmëni të shkoj
Belzëbubi e ka shmangur djallin mënjanë shkaku im, sall për mua-
Vallë, ti mendon se mund t’më ngurtësosh e në sy t’më pështysh-
Vallë, ti mendon se mund t’më dashurosh e t’më lësh të vdes-
Oh Loçkë – S’mund ta punosh kësisoj, xhan-
Bash më duhet të ik – bash tash më duhet të ik prej këndej-
Vërtet asgjë më s’ka rëndësi,
Kushdo mund ta kuptojë
Vërtet asgjë më s’ka rëndësi -, s’e çaj kokën fare dot më,
Sidoqoftë era fryn…