Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane nuk i është përgjigjur pyetjeve të anëtarit të Komisionit si dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati.
Kastrati e pyeti Bislimin për dialogun me Serbinë në Bruksel, se çfarë konkretisht do të bëj ekipi negociator në këtë takim dhe se çfarë vendimesh do të marrin atje, mirëpo Bislimi nuk iu përgjigj kësaj pyetje.
Kastrati po ashtu i tha Bislimit se kjo qeveri edhe pse i kanë marr votat e popullit, ata po luajnë me popull.
“Çfarë do të bëni me ofertat që keni në tavolinë me dialogun? Ju prapë po doni me shku në zgjedhje. Tradhti e radhës nga lideri juaj supremë, çka keni me bo ju me negociatat me Serbinë?”, e ka pyetur Kastrati.
Ndërsa Bislimi iu kundërpërgjigj duke i thënë se Kastratit se nuk ka ndryshuar, prej atij Ardianit siç tha ai “Që e kemi largu nga puna referente”.
“Nuk mundesh mem thanë shpjego-shpjego…Nga informatat që pash, e pash që nuk din asgjë, prej atij Ardianit që ne e kemi largu nga puna referente, e shohim që je konsistentë dhe s’ke ndryshu asgjë. Nuk meriton përgjigje kjo…”, ka thënë Bislimi.
Ndërkaq, pas këtyre përplasjeve dy anëtarët e PDK-së, lëshuan sallën, dhe me këtë përfundoi edhe raportimi i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa