Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ka bërë që Sergio Ramos të bëhet gjuajtësi i penalltive për sezonin 2018/19, por pas ekzekutimit të një penalltie të dielën mbrëma, kapiteni ia lejoi të dytin Karim Benzemës.

Benzema është goditësi i dytë i penalltive që nga largimi i portugezit dhe Ramos shpjegoi se ai i dha shansin francezit si një shfaqje shoqërie.


"Unë jam ekzekutuesi i parë i penalltive dhe ai [Benzema] është i dyti", ka thënë fillimisht Ramos pas fitores së kënaqshme 4-1 ndaj Gironas.

"Ju nuk duhet të jeni egoistë, ju duhet të tregoheni të shoqërueshëm".

ramos benzema

Ramos foli edhe për ekzekutimin e tij me 'panenka', goditje që rezultoi me sukses dhe gol.

"Ishte krejtësisht e improvizuar".

"Kjo ishte një teknikë që e kam përdorur që një kohë të gjatë dhe zakonisht portierët e dinë, por ishte një mundësi e mirë për ta bërë këtë", përfundoi spanjolli.

Benzema gjithashtu shënoi penalltinë e tij, ndërsa Real Madridi mori fitoren e dytë në La Liga. /Telegrafi/

telegrafi sport app