Rama premton shesh modern deri te rrethi i flamurit: Siç e ka katedralja, do ta ketë edhe xhamia

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Xhamia e madhe në Prishtinë do ta ketë sheshin modern.
Ai tha se siç e ka Katedralja, njëjtë do ta ketë edhe xhamia.
“E kemi xhaminë e madhe, xhamia e Kosovës. Siç e ka sheshin katedralja, do ta ketë edhe xhamia. Do të shndërrohet në shesh deri te rrethi i Flamurit”, tha Rama në Pressing në T7.
Rama gjithashtu ka theksuar se brenda katër viteve, në Prishtinë janë kryer punë të mëdha.
Ai ka thënë se çka ka punuar në Prishtinë për katër vjet, Vetëvendosje nuk ka punuar aq në gjithë Kosovën.
“Çka kemi punuar në Prishtinë për 4 vite, qeveria nuk ka bërë në gjithë Kosovën. Për atë krenohen VV me Çekun, se nuk kanë më mirë”, tha Rama./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































