Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se lufta e Putinit synon gjunjëzimin e bashkësisë euroatlantike, të cilës i përkasim dhe ne, me dy armë, inflacionin dhe krizën energjetike, të krijuara enkas për të goditur çdo familje në të gjithë hartën e Evropës.
Gjatë një takimi me qytetarë në Berat, në kuadër të turit llogaridhënës që po zhvillon në gjithë vendin, kryeministri Rama u shpreh se “kush thotë se nuk ka luftë dhe se këtu problemi është se Shqipëria është në rrezik për shkak të qeverisë, ose nuk di çfarë flet, ose është nën efektin e propagandës së shfrenuar të atyre që e dinë shumë mirë se çfarë flasin, por që nuk punojnë për interesin e vendit. Sepse që ka luftë, kjo nuk diskutohet. Dhe nuk diskutohet që kjo luftë është konceptuar për të hedhur bombat dhe shkatërruar Ukrainën me arsyet e mosarsyet, por njëkohësisht për të gjunjëzuar gjithë perëndimin e Rusisë, ku jemi dhe ne dhe e gjithë bashkësia euroatlantike të cilës ne i përkasim, me dy armë të krijuara enkas për të goditur çdo familje në të gjithë hartën e Evropës”.
Kryeministri theksoi më tej se këtu, në Shqipëri, në mes të Evropës, janë disa, që duan me çdo kusht të kthejnë përmbys vendin me pretendimin se nuk ka luftë.
“Dhe është e njëjta gjë që thotë ai që ka nisur luftën në Kremlin, Vladimir Putin: s’ka luftë, është operacion ushtarak për ca nazistë në Ukrainë, ç’lidhje ka Rusia me çmimin e energjisë apo inflacionin. Ka lidhje, të dyja janë të krijuara, fabrikuara enkas për të krijuar një turbullirë e çuar në stres ekstrem popujt, komunitetet, opinionet publike dhe për të goditur qeveritë demokratike nga brenda. Imagjinoni tani kur nga brenda gjenden shërbëtorët të gatshëm të vihen në dispozicion për interesat e tyre personale, njerëz pa fe, pa atdhe”, deklaroi Rama.
Rama tha se ekzistenca e këtyre njerëzve në mesin tonë nuk është më një hipotezë, por fakt.
“Këta njerëz kanë marrë para nga ai vendi që ka nisur këtë luftën, për të rrëzuar qeverinë e vendit të tyre. Për çfarë arsyeje, një vend tjetër jep gjysmë milionë dollarë, sepse ka pasur një garanci, që do të thotë që këta kanë dhënë prova. Dhe sot është shumë e qartë, të paktën njëra nga provat, se si kur ishin në qeveri bashkuan forcat me atë vendin atje, bashkuan votat me përfaqësues të atij që sot ka hapur luftë me perëndimin për të goditur Kosovën dhe Shqipërinë. Kush e mbron me krenari Shqipërinë nuk mund të përzihet me këtë lloj fare të keqe që ka mbirë në 1912 dhe nuk i ndahet këtij vendi dhe nuk i ndahet deri kur jo një shumicë, por të tërë t’i ndahen kësaj fare”, deklaroi Kryeministri.
Kreu i qeverisë shtoi se ka 1001 arsye për të qenë të pakënaqur, por, theksoi ai, nuk ka asnjë arsye për t’u ndarë me thikën e një konflikti ekstrem: a ka luftë a s’ka luftë dhe a duhet të jemi krenarë për Shqipërinë dhe a duhet ne të jemi një për Shqipërinë.
Këtu ai solli në vëmendje qëndrimet e qeverisë britanike ndaj komunitetit shqiptar.
“Kur flasim atje në gjuhën e tyre, nuk duhet të merremi me çfarë na ndan këtu. Ne atje duhet të merremi me atë që na bashkon ne, me krenarinë e të qenurit shqiptar dhe t’u themi se kur vjen puna popull me popull apo shtet me shtet, ne duam po atë respekt që japim dhe ne nuk pranojmë kurrë që njerëzit tanë të trajtohen si njerëz të dorës të dytë dhe aq më pak të quhen pushtues. Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërkohë që emri i Shqipërisë mbrohet dhe lartësohet”, tha ai./atsh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bie numri i vrasjeve në Kosovë, shtohen dukshëm rastet e dhunës në familje
Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë
Konkursi për Sekretar në Ministri të Mbrojtjes, faza testuese kishte dështuar por u bë rivlerësim
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi
"Ha ma lirë se n'shpaj", fastfood Kiki gjithmonë një opsion ideal
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë
Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjetet sociale pas lëndimit të Militaos
Guti i kërkon Realit transferimin e lojtarit legjendar: "Ai është pa ekip, anësor dhe qendror, me kosto zero"
A mund Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?