Site icon Telegrafi

Rajoni i Prishtinës nga regjistrimi popullsisë 2024 arrin shifrën e 507,443 banorëve: Prishtina ka 227,154 banorë

Sipas rezultateve preliminare nga Agjencia për Statistika në Kosovë, shtatë komunat e Rajonit të Prishtinës kanë 507,443 banorë.

Ndërsa në nivel të vendit janë janë 1,586,659 banorë, prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra, transmeton Telegrafi.

Statistikat e popullsisë nga ASK

Më poshtë i gjeni statistikat nga komunat e rajonit të Prishtinës:

Prishtinë – 227,154 banorë

Podujevë – 71,018 banorë

Drenas – 48,054 banorë

Fushë Kosovë – 64,078 banorë

Lipjan – 54,974 banorë

Obiliq – 22,794 banorë

Graçanicë – 19,371 banorë

Bazuar në të dhënat e vitit 2011 vendi ka pësuar rënie të numrit të banorëve për 200 mijë. Ndërsa nëntë komuna të Kosovës kanë pësuar rritje, e gjashta nga ato është Prishtina me 14.21%. /Telegrafi/ 

Exit mobile version