Banorët në rajonin e rrethuar të Kurskut të Rusisë kanë publikuar një apel për ndihmë nga udhëheqësi i vendit, Vladimir Putin, duke thënë se luftimet atje janë shumë më intensive sesa po deklarojnë liderët ushtarakë.
Më shumë se dy duzina njerëz nga rrethi Sudzhansky u mblodhën në një video të publikuar së fundmi, duke thënë se ushtria ruse nuk po e thotë të vërtetën se sa e rëndë është situata, ndërsa trupat ukrainase e kalojnë kufirin.
“Këto gënjeshtra u mundësojnë banorëve vendas të vdesin. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm së fundmi tha se situata është nën kontroll”, tha një nga banorët.
“Por, beteja të mëdha të furishme janë duke u zhvilluar në rrethet Sudzhansky dhe Korenevsky”, shtoi ajo
Bëhet e ditur se klipi u shpërnda në kanalin rus në Telegram, Native Sudzha, i cili mbulon lajmet në rajon.
Banorët thanë se ishin lënë të pastrehë nga sulmi i Ukrainës dhe thanë se duhej të mbështeteshin në lajmet në Telegram në vend të zyrtarëve lokalë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Shumë thanë se nuk ishin në gjendje të sillnin me vete dokumentet e tyre të identifikimit për shkak të shpejtësisë së evakuimit dhe thanë se autoritetet duhet ta dinë që Ukraina po forcohet në kufi.
“Ne kemi mbetur vetëm me fëmijët pa vend ku të shkojmë, pa dëmshpërblim, pa para. Kemi shpëtuar vetëm me rroba në shpinë”, tha një grua.
Ndërkohë, një burrë iu drejtua drejtpërdrejt Putinit, duke pretenduar se njerëzit nga Guevo, një qytet në Sudzha, nuk ishin evakuuar nga zyrtarët dhe kishin mbetur të bllokuar mes luftimeve.
Guevo raportohet se është një nga mbi një duzinë fshatra ruse që tani janë nën kontrollin e Ukrainës.
Ndryshe, forcat e Kievit filluan një inkursion në Kursk të mërkurën, me disa automjete të blinduara ukrainase të pikasur duke luftuar deri në 14 kilometra thellë në territorin rus.
Rusia ka thënë se Ukraina e nisi sulmin me rreth 1,000 trupa dhe rreth 40 automjete të blinduara, duke përfshirë tanke.
Kremlini e quajti sulmin një “provokim në shkallë të gjerë”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në një fjalim se Rusia “duhet të ndjejë atë që i ka bërë” Ukrainës, por nuk e përmendi drejtpërdrejt inkursionin.
Në një takim të thirrur nga Putini së fundmi, shefi ushtarak rus, Valery Gerasimov, raportoi se përparimi ukrainas ishte ndalur, duke pretenduar se forcat e Kievit kishin marrë viktima të rënda.
“Situata është nën kontroll”, tha guvernatori në detyrë i Kursk, Alexey Smirnov, në një deklaratë në Telegram.
Ai u bëri thirrje banorëve që të mos bëjnë panik.
Megjithatë, burimet dhe pamjet e përleshjeve në Kursk tregojnë se luftimet janë ende të ashpra.
Instituti për Studimin e Luftës, një institut me bazë në Uashington, gjeolokoi njësitë ukrainase që kishin thyer linjat mbrojtëse ruse në të paktën dy zona.
“Qielli është plotësisht i dominuar nga dronët ukrainas”, tha blogeri ushtarak VChK-OPGU, i cili dihet se ka lidhje me forcat ushtarake ruse.
Ndërkohë, Putini ka njoftuar një pagesë të njëhershme prej 115 dollarëve, si ndihmë për banorët e Kurskut të prekur nga sulmi, sipas mediave shtetërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit