Kkryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, në Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka folur rreth protestave të ish-ushtarëve e UÇK-sëtë cilët kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë.
Shkak për këtë protestë ishte mos-formimi i një komisioni mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit të atyre që ende nuk po i gëzojnë pensionet, dhe paralajmërimet se Qeveria mund të zvogëlojë pensionet e veteranëve, njofton Klan Kosova.
“Neve na kanë shtyrë kërkesat e veteranëve që të protestojmë, sepse atyre po u bëhet e padrejtë. Këta veteranë që kanë protestuar sot u është njohur statusi i veteranit të luftës por janë disa procedura të cilat nuk po mund t’i kalojnë. Si p.sh. të aplikojnë për të drejtën në pension, dhe ne kemi diskutuar edhe me kryeministrin Mustafa poashtu edhe me ministrin Abrashi, që të formohet Komisioni Mjekësor”, tha ai.
Qeriqi tregon se përkundër takimeve të shumta ai nuk ka marrë përgjigje.
“Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe sot jam takuar edhe me ministrin Abrashi,që të kalohet më lehtë rreth këtyre procedurave, por nuk kam marrë përgjigje dhe pastaj kemi protestuar”.
Qeriqi tregon se ka qenë numër i vogël i protestuesve pasi shumica prej tyre i gëzojnë pensionet.
“Ka qenë numër i vogël i protestuesve pasiqë një pjesë e madhe e tyre tashmë i gëzojnë pensionet dhe ka mbetur një numër i vogël prej tyre që nuk gëzojnë këto të drejta. Gjithmonë kam qenë zëri i veteranëve dhe gjithmonë kam bërë presion. Pas takimit me ministrin Abrashi kemi diskutuar rreth formimit të këtij Komisioni Mjekësor dhe nxjerrjes së një udhëzimi administrativ nga ana e qeverisë. Lidhur me këtë çështje Abrashi ka premtuar se në javën e ardhshme kjo gjë do të ndodh”, tha ai.
Qeriqi tregon se ka pasur edhe diskutime rreth fryerjes së listave të veteranëve.
“Poashtu kemi diskutuar rreth fryerjes së listave, sepse ata po e pranojnë se ka fryerje të listave. Ne kemi kërkuar një auditim të pavarur që të hetohen fryerjet e këtyre listave. Ministri është arsyetuar se nuk është kompetent që të marrë një vendim të tillë, mirëpo do ta diskutojmë edhe me kryeministrin dhe kabinetin qeveritar”, tha ai.
Qeriqi thekson se në cilën zonë ka më pak fryerje të listave.
“Në përgjithësi në tërë rajonin e Kosovës ka fryerje të listave, përveq në zonën e Shalës ku konsideroj se është situata më e mirë”, ka thënë ndër të tjera Qeriqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze