LAJMI I FUNDIT:

Putini “ka marrë vendim” për t’iu përgjigjur sulmit ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë – thotë ambasadori rus në SHBA

Putini “ka marrë vendim” për t’iu përgjigjur sulmit ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë – thotë ambasadori rus në SHBA

Vladimir Putin ka një plan veprimi për t’iu përgjigjur inkursionit të Ukrainës në Rusi, ka thënë ambasadori i këtij vendi në SHBA.

“Unë ju them sinqerisht se presidenti ka marrë një vendim”, u citua të ketë thënë Anatoly Antonov nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Unë jam plotësisht i bindur se të gjithë do të ndëshkohen ashpër për atë që ka ndodhur në rajonin e Kurskut”.


Megjithatë, ambasadori rus nuk ka thënë detaje të mëtejshme mbi planet e Putinit.

Siç vë në pah Sky News, Kremlini mbajti një takim dje me zyrtarë të lartë, duke përfshirë Putinin dhe guvernatorët e rajoneve kufitare, me gjasë për të diskutuar sulmin e befasishëm të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë.

Luftimet përfaqësojnë inkursionin më të madh në Rusi nga një fuqi e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.

Antonov paralajmëroi gjithashtu në komentet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA se SHBA do të heqë të gjitha kufizimet në përdorimin e armëve të furnizuara në Ukrainë.

SHBA i ka ofruar Ukrainës me më shumë se 55 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga viti 2022, por nuk e ka lejuar Kievin të gjuajë ndonjë nga armët e tij në territorin rus, përveç nëse përdoret për operacione mbrojtëse ndërkufitare ose kundërzjarr. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putini

Putini "ka marrë vendim" për t'iu përgjigjur sulmit ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë – thotë ambasadori rus në SHBA

Tetë të vdekur, thuhet se ka marrë fund kriza me pengje, pas rebelimit në burgun “e regjimit të ashpër” në Rusi

Tetë të vdekur, thuhet se ka marrë fund kriza me pengje, pas rebelimit në burgun “e regjimit të ashpër” në Rusi

'Militantët e ISIS morën kontrollin', prenë në fyt një roje, morën peng disa të tjerë – detaje dhe pamje të rebelimit në ‘një burg të regjimit të ashpër’ në Rusi

'Militantët e ISIS morën kontrollin', prenë në fyt një roje, morën peng disa të tjerë – detaje dhe pamje të rebelimit në ‘një burg të regjimit të ashpër’ në Rusi

Komandanti vret veten me pistoletë zyrtare - pak metra larg portës së hyrjes së një burgu në Serbi

Komandanti vret veten me pistoletë zyrtare - pak metra larg portës së hyrjes së një burgu në Serbi

Inteligjenca britanike tregon 'numrin e vogël' të personelit të mbetur te grupi Wagner, një vit pas vdekjes së Prigozhin

Inteligjenca britanike tregon 'numrin e vogël' të personelit të mbetur te grupi Wagner, një vit pas vdekjes së Prigozhin

SHBA-ja vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve për mbështetjen e ushtrisë ruse

SHBA-ja vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve për mbështetjen e ushtrisë ruse

Kalo në kategori