Vladimir Putin është ‘me njërën këmbë në varr’ – dhe ai mund të vritet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ka thënë një ish-shef i CIA-s.
Siç shkruan The Sun, James Olson, ish-shefi i kundërzbulimit të agjencisë së spiunazhit, tha se ai beson se “peshkaqenët tani po sillen rreth tij” në Rusi, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, siç vlerëson ai, nëse Putini qëndron në pushtet, ai kurrë nuk do të heqë dorë nga lufta – dhe kështu mënyra për t’i dhënë fund asaj është që ai të vritet ose të rrëzohet nga pushteti.
Olson, i cili shërbeu për më shumë se 30 vjet në CIA dhe fitoi medalje për shërbimin e tij, shpjegoi se gjërat nuk duken mirë për Putinin – me miqtë e tij oligarkë, ushtrinë e tij, apo edhe njerëzit e tij të vendosur kundër tij, shkruan më tej The Sun, përcjell Telegrafi.
Putin ka humbur më shumë se 170,000 ushtarë, sipas Ukrainës, që nga fillimi i konfliktit, ndërsa makineria e tij e luftës vazhdon të ecë përpara me një ritëm të ngadaltë.
Kështu, tirani tani me sa duket e ka të ardhmen e lidhur me suksesin ose dështimin e tij në Ukrainë.
“Nëse Putini qëndron në pushtet, do të ketë një luftë të gjatë, sepse ai nuk do të dorëzohet – por nuk mendoj se Putini do të qëndrojë në pushtet. Besoj se ai do të largohet nga pushteti”.
“Unë besoj se ekziston një rrymë e fortë e kundërshtimit ndaj Putinit në ushtri, në shërbimet e inteligjencës, në mesin e oligarkëve”.
Dhe për Olson, duket se gjërat nuk do të përfundojnë mirë për të.
Ish-njeri i CIA-s shpjegoi se Putini “ka llogaritur gabim” – duke mbivlerësuar fuqinë e ushtrisë dhe efektivitetin e udhëheqjes së tyre.
Ndërkohë, sipas shkrimit në fjalë, Putini dihet se jeton në frikën e një kryengritjeje ose grushti të brendshëm – dhe dyshohet se është i fiksuar me rrëzimin dhe vrasjen e mëvonshme të diktatorit libian Muammar Gaddafi.
Olson vazhdoi: “Putini po shkatërron Rusinë. Besoj se ka disa rusë të mirë, disa rusë patriotë që do të vendosin se çfarë është mjaft është mjaft”.
“Unë mendoj se Putini do ‘të nxirret jashtë’. Nuk do ta përjashtoja vrasjen”, ka thënë më tej ai.
“Dhe ky do të ishte fundi i luftës. Sepse populli rus po vuan dhe ata po humbasin njerëz. Putini po e gjakos Rusinë dhe ai nuk mund ta bëjë këtë përgjithmonë”.
Por për sa kohë që Putini qëndron në pushtet, ekziston një “rrezik ekstrem” që lufta mund të zgjerohet përtej Ukrainës, paralajmëroi Olson.
“Ne e dimë se ambiciet rajonale të Putinit ishin të konsolidonte kontrollin e tij mbi Ukrainën Lindore, duke përfshirë edhe marrjen e Moldavisë, e cila është një objektiv”.
Olson shtoi: “Bota duhet të jetë e vetëdijshme se Moldavia është në rrezik të madh”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditën tri shtete të SHBA-së

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës