LAJMI I FUNDIT:

Putin u thotë shërbimeve të sigurisë të gjejnë “tradhtarët dhe spiunët”

Putin u thotë shërbimeve të sigurisë të gjejnë “tradhtarët dhe spiunët”

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar forcimin e kufijve të Rusisë dhe ka udhëzuar shërbimet e sigurisë për të mbajtur kontroll më të madh të shoqërisë dhe për të çrrënjosur “tradhtarët, spiunët dhe sabotatorët”, kanë raportuar agjencitë e lajmeve të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Putin të hënën udhëzoi zyrtarët e tij të sigurisë që të mbrojnë kufijtë, të rrisin kontrollin e shoqërisë dhe të maksimizojnë “përdorimin e potencialit operacional, teknik dhe të personelit” për të parandaluar “rreziqet që vijnë nga tradhtarët jashtë dhe nga brenda”.

“Qetësia maksimale, përqendrimi i forcave tani kërkohet nga agjencitë e kundërzbulimit, duke përfshirë inteligjencën ushtarake”, citoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS të ketë thënë Putin.


“Është e nevojshme të shtypen ashpër veprimet e shërbimeve të huaja speciale, të identifikohen shpejt tradhtarët, spiunët dhe sabotatorët”, citohet të ketë thënë Putin.

“Kufijtë e Rusisë gjithashtu duhet të forcohen”, tha ai.

Komentet e Putinit vijnë pasi sulmet me raketa ruse në Ukrainë janë intensifikuar dhe nuk i duket fundi luftës së Rusisë kundër Ukrainës, tani në muajin e saj të 10-të.

Në anën tjetër, duke folur me liderët e disa vendeve të NATO-s përmes lidhjes video të hënën, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vazhdoi t’u kërkojë aleatëve të Ukrainës që të furnizojnë ushtrinë e saj me më shumë armë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Millosh Vuçeviq vërshëllehet dhe gjuhet me vezë nga qytetarë të pakënaqur

Millosh Vuçeviq vërshëllehet dhe gjuhet me vezë nga qytetarë të pakënaqur

Serbia
Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Evropa
Shërbimi Sekret qëllon një burrë të armatosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Shërbimi Sekret qëllon një burrë të armatosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Kalo në kategori