Mazhoranca në Kuvend po paralajmëron largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Mirëpo opozita dhe analistët politikë, janë skeptik për një gjë të tillë, pasi konsiderojnë se “sanksionet”, po përdoren për presion politik ndaj Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.
Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Partisë Guxo, Jeta Statovci, thotë për KosovaPress, se ka sinjale nga Bashkimi Evropian se do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Padyshim që po. Nga ana jonë janë cilësuar si masa të padrejta të cilat duke konsideruar se ishin masa ekonomike dhe duke ditur sa fragjile është ekonomia e Kosovës nuk mendoj se ishin as politikisht dhe as strategikisht një potezë i duhur. Andaj është theksuar nga ne, por edhe mbështetur nga senatorë dhe deputetë të tjerë që duhet të largohen masat ndaj Kosovës. Tashmë është edhe qëndrimi i joni që të ketë veprime, por ka edhe sinjale nga autoritetet dhe ndërmjetësues që do të ketë largim të këtyre masave”, thotë ajo.
Megjithëse i quan masat e BE-së të padrejta, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë veprim lobues për largim të tyre.
“Ne nuk shohim asnjë veprim konkret juridik e as ekonomik dhe lobues që ne do të bëjmë një gjë të tillë. Kosova nuk e meriton që të jetë nën sanksione në asnjë rast dhe rrethanë. Mirëpo ana tjetër është se ne duhet të kryejmë detyrat tona të shtëpisë dhe duhet të rrisim unitetin e brendshëm dhe jo logjika e përjashtimit dhe sanksionimit të opozitës dhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe”, thekson Shala.
Në anën tjetër, analisti politik, Seb Bytyçi, thekson se masat janë vendosur për t’i bërë presion politikë Kosovës, andaj në rrethanat e tanishme e sheh të vështirë largimin e tyre.
“Është problem, pasi masat janë vendosur për t’i bërë presion Kosovës. Kemi pa deklarata se ende flasin për masa dhe deeskalim nga ana e Kosovës që tingëllojnë shumë të çuditshme pas 24 shtatorit, pasi ato masa nuk vlejnë më. Arsyet pse janë vendosur ato masa nuk vlejnë më pasi nuk ka nevojë për zvogëlim të policisë, por përkundrazi rritje. Logjikisht masat nuk duhet të qëndrojnë por janë vendosur për t’i bërë presion politik Kosovës për implementim të marrëveshjes”, deklaron ai.
Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së, në fund të muajit qershor.
Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa