Përmes një evenimenti dhe programi të pasur kulturor,në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare, në sheshin Skenderbeu në Shkup, Qendra Kulturore Informative do të realizojë një program, tha drejtoresha e QKI-së, Sermine Purini, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Me një program të pasur kulturor gjatë periudhës në vijim do të shënojmë përfundimin e projektit më të madj urbanistik në komunën e Çairit – Sheshi Skënderbej. Në fillim do t’ju paraqesim programin e përbashkët me Qendrën Kulturore Informative-QIK SHkup dhe Galerinë Kombëtare të Maqedonisë’, tha Purini.
Purini poashtu bëri ftesë deri te të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës dhe falënderoi të gjithë që kanë përkrahur realizimin e këtij projekti dhe theksoi se në këtë eveniment kulturor do të përjetohet kultura dhe arti i të gjitha trevave shqiptare./Telegrafi/