LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEDS-it përmes grevës kërkojnë rritje të pagave prej 100 eurove

Punëtorët e KEDS-it përmes grevës kërkojnë rritje të pagave prej 100 eurove

Punëtorët e Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë mbajtur grevë njëorëshe para objektit të kësaj kompanie me kërkesën e vetme ngritjen e pagave në vlerë 100 euro.

Me pankartat “Çmimet në qiell e pagat përtokë”, “Paga të dinjitetshme” punëtorët e KEDS-it kërkuan paga më të larta.

Kjo grevë do të zhvillohet tri ditë, ku secilën ditë do t’i shtohet një orë.


Kryetari i Sindikatës së Pavarur Elektro-Kosova, Ahmet Hyseni tha se sot greva po mbahen në të gjitha distriktet në Kosovë.

Sipas tij, këto greva do të vazhdojnë deri të ditën e premte dhe kërkesë kryesore e tyre është rritja e pagës së punëtorëve për 100 euro.

Hyseni theksoi se mjaftueshëm kanë mirëkuptuar edhe për shkak të krizës energjetike, por nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Menaxhmenti i KEDS/KESCO punëtorëve të kësaj ndërmarrje u ka ofruar rritje page prej 30 eurosh, por kjo shumë është kundërshtuar nga punëtorët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori