Sportitalia raporton se Interi pranoi një ofertë nga PSG për Milan Skriniar, por Atalanta nuk po e lërë Merih Demiral të largohet për ta zëvendësuar sllovakun, i cili me shumë gjasë do të qëndrojë në Stadio Meazza.
Skriniar ka konfirmuar tashmë një marrëveshje me gjigantët e Ligue 1, të cilëve do t’i bashkohej si një transferim i lirë në fund të kontratës së tij me Interin në qershor.
PSG është përpjekur të bie dakord për një tarifë transferimi me Interin për afatin e janarit dhe sipas Sportitalia, ata arritën objektivin e tyre, duke shtrënguar duart për një transferim të mundshëm prej 15 milionë euro.
Megjithatë, Interi nuk do ta lërë mbrojtësin e tyre të largohet pa një zëvendësues të vlefshëm. Interi u përpoq që të afronte Merih Demiralin nga Atalanta, por kërkesat e tyre për huazimi me detyrim blerje për 25 milionë euro ndaluan Nerazzurrët.
Në çdo rast, Skriniar pritet të qëndrojë në Inter deri në fund të sezonit, duke u larguar për asgjë në qershor. Ai nuk pritet të jetë pjesë e ndeshjes së sotme në Kupën e Italisë me Atalantën. /Telegrafi/